• |
ide | kryesore

Nis përmbysja e rezultatit/ Trump arrin në 174 vota elektorale, Biden kryeson me 223

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


Kandidati repulikan Donald Trump ka arritur të ringrihet në rezultatet e fundit që mbërrijnë nga qendrat e votimit në Amerikë. Sipas projeksioneve, Trump ka arritur të fitojë 174 vota elektorale ndërsa rivali i tij demokrat numëron 223 vota.

Edhe pse ende larg Biden-it, Trump ka arritur të marrë fitoren në Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Së fundmi Trump ka arritur fitoren në Florida që ka 29 vota elektorale, në Montana që ka 3 vota elektorale dhe Ohio që ka 18 të tilla.

Kandidati demokrat Biden ka arritur në 223 vota elektorale dhe është shumë më pranë fitores. Nga ana tjetër, Trump arrin të mbajë avantazhin në shtetet që kanë mbetur të lëkundura atëhere mund të kemi një përmbysje rezultati.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *