• |
ide | kryesore

“Shpallin fitoren para kohe”/ Trump akuzon: Po përpiqen të vjedhin zgjedhjet, nuk do i lejojmë kurrë

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit


Menjëherë pas konferencës për shtyp të kandidatit demokrat Joe Biden, ka reaguar presidenti aktual Donald Trump nga rrjeti i tij social Twitter.  Trump thotë se republikanët po arrijnë një fitore të madhe ndërsa nuk ka kursyer akuzat se demokratët po vjedhin zgjedhjet.

Kandidati republikan Trump ka siguruar votuesit se një gjë e tillë nuk do lejohet pasi qendrat e votimit janë mbyllur. Pak më parë Joe Biden deklaroi se ai dhe demokratët janë në rrugën e duhur drejt fitores. Deri më tani rezultatet flasin për një kryesim të demokratit Biden me 223 vota por mbeten për tu numëruar edhe disa shtete që mund të përmbysin gjithçka.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *