Buxheti i vitit të ardhshëm është miratuar me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se ky buxhet ka në fokus sistemin shëndetësor.

Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, teksa bëri me dije se është  bërë edhe një pagesë ër të marrë vaksinën anti-COVID, si pjesë e marrëveshjes së COVAX.