• |
ide | kryesore

Anya Taylor-Joy: Gati për sezonin e dytë të “The Queen’s Gambit”

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një intervistë të re Anya Taylor-Joy tha se ‘sigurisht’ do të bënte një sezon të dytë në shfaqjen hit të Netflix “The Queen’s Gambit”, e cila është e bazuar në një libër të autorit amerikan, Walter Tevis.

Në sezonin e parë, aktorja, 24 vjeçare, luan jetimen Beth Harmon, një vajzë që bën mrekulli në shah. “Unë e adhuroj karakterin dhe me siguri do të kthehesha nëse do të më kërkohej, por mendoj se e lëmë Beth në një vend të mirë”. “Unë mendoj se pjesa tjetër e jetës së saj me siguri do të jetë një aventurë gjithashtu, por në përpjekjen që ajo të vazhdojë në këtë mënyrë për të gjetur një formë paqeje, vetëm një formë të të qenit në gjendje të jetë e lumtur me atë që është. Mendoj se përfundon në një vend të bukur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *