• |
ide | kryesore

Ndërron jetë nga Covid-19 profesoresha Irena Bogdani

-Instant, Lajme, Të fundit


Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga koronavirus. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të Pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh “ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës”.

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoreshë Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *