• |
ide | kryesore

Ndërroi jetë nga koronavirusi, Presidenti Meta dekoron trajnerin e boksit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” boksierin dhe trajnerin e shquar të Klubit të Tiranës dhe Ekipit tonë Kombëtar, Skënder Kurti. Trajneri ndërroi jetë nga koronavirusi në muajin prill të këtij viti.

Titulli është tërhequr nga djali i tij, Renato, i cili po ndjek gjurmët e të atit, duke u bërë trajner boksi.

“Renato, miqtë dhe kolegët e tij, duhet të jenë krenarë, për atë që Neri ka bërë për boksin Shqiptar, për sukseset e tij dinjitoze në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”- thekson Presidenti Meta.

Motivacioni i akordimit të titullit është: “Për kontributin e çmuar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e boksit dhe trajner i shquar i Klubit Sportiv ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar. Një personalitet i dashur, i respektuar, një shembull frymëzimi dhe suksesi për të gjithë brezat e rinj”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *