• |
ide | kryesore

Kevin Hart dhe Woody Harrelson nisin xhirimet e “The Man From Toronto”

-Instant, Paparazzi, Slider



Kevin Hart, 41 vjeç dhe Woody Harrelson, 59 vjeç, janë duke punuar fuqishëm në filmin e tyre të ardhshëm teksa u fotografuan në Toronto këtë javë.

Dyshja e famshme u panë duke rënë furishëm pas një makine ndërsa po filmonin një skenë të re te filmit. Kjo ka të bëjë me një komedi aksion e quajtur “The Man In Toronto” dhe gjithashtu ka yje të tillë si aktorja e “The Big Bang Theory”, Kaley Cuoco. Përderisa ishte duke u ulur poshtë makinës për në skenë, Woody mund të shihej me një vështrim djallëzor në fytyrë dhe armë në të dy duart e tij. Ndërkohë Kevin ishte ulur pranë tij dhe dukej i alarmuar. ndoshta sepse nuk kishte armë të tijën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

 Me sa duket personazhet e tyre po qëlloheshin nga dy burra me mjekër, të cilët po përpiqeshin të qëllonin nga një kamionçinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *