• |
ide | kryesore

Suedia luan ‘shah’ me rikthimin e Ibrahimovic: “Duhet të jetë ai që ta thotë”

-Instant, Sport



Përfaqësimet e mëdha me fanellën e Milan nuk kanë kaluar pa vëmendje në Suedi e tani tekniku Janne Andersson hap një spirale të vogël për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic: “Eshtë e nevojshme që ai vetë të dojë të përfshihet në projektin e kombëtares. Në 2016 ma tha qartë se nuk dëshironte më të bënte pjesë e unë e respektova zgjedhjen e tij. Duhet të jetë ai që ta thotë se dëshiron të kthehet: në atë rast, do më takojë mua ta administroj situatën”.

Për të përditshmen suedeze Aftonbladet, tekniku i kombëtares pret, duke e thënë qartë, hapin e parë nga kampioni i Milan. “Nuk ndjek rrjetet sociale, por në cdo rast mua nuk më intereson ajo që thotë dhe mënyra si e thotë, duhet të jetojë jetën tij. Di ndërkohë cfarë më ka thënë e cfarë kemi rakorduar kur la kombëtaren. Nga atëherë, nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën time të të parit të gjërave”.

Andersson nuk është befasuar për rendimentin e përfaqësimet e Ibras. “Nuk mund të them se jam kaq i surprizuar. Nëse do të isha, do të thoshte se nuk besoja në potencialin e tij. Më ka impresionuar, jamë shumë i goditur nga fakti që Zlatan mund të vazhdojë të ketë këtë uri, këtë nxitje e këtë kualitet në atë që bën. Është vërtetë impresionuese, është një sportist i madh. Është me diferenca lojtari ynë më i mirë i të gjitha kohëve. Është e pabesueshme ajo që po realizon. I heq kapelen e përgëzime për rezultatet e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *