• |
ide | kryesore

Vrasja mafioze në Shkodër, RENEA dhe FNSH ngrenë pika të shumta kontrolli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Dajç të Shkodrës.

 

Mësohet se i pajetë ka mbetur një 46-vjeçar me iniciale Ridvan Ramazani. Ende nuk dihet asgjë rreth shkaqeve dhe dinamikës së krimit, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *