• |
ide | kryesore

Vijojnë hetimet për vdekjen e Matthew Perry

Paparazzi, Slider


Vdekja e Matthew Perry është ende nën hetim pasi zyrtarët e zbatimit të ligjit po shqyrtojnë ketaminën që u gjend në sistemin e tij.

Policia lokale dhe agjentët federalë po përpiqen të kuptojnë se ku e bleu aktori dr0gën para vdekjes së tij në tetor 2023, sipas TMZ. Gazeta raportoi të martën se autoritetet kanë marrë në pyetje njerëz me një histori abuzimi me substancat për çdo informacion në lidhje me burimin e Perry.

Dy muaj pasi aktori u gjet pa ndjenja në jakuzzin e shtëpisë së tij në Los Angeles, raporti i tij i autopsisë u publikua.

Aktori i “Friends” vdiq në moshën 54 vjeçare nga “efektet akute të ketaminës”, zbuloi Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA në dhjetor 2023. Mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës u renditën si faktorë të tjerë kontribues. Në atë kohë, një ekspert mjekësor spekuloi për Page Six se Matthew “ka gjasa” të ketë marrë ketaminë ilegalisht për “përdorim rekreativ”.

Raporti i ri vjen pasi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit i tha People në janar se nuk po hetonte më vdekjen e Perry. Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelos tha gjithashtu se rasti ishte “mbyllur” në atë kohë.

Miqtë e Perry në “Friends” kanë vazhduar ta nderojnë atë që nga vdekja e tij. Jo vetëm që David Schwimmer, Jennifer Aniston, Lisa Kudrw, Matt LeBlanc dhe Courteney Cox lëshuan një deklaratë të përbashkët vitin e kaluar, por kjo e fundit u tha shikuesve të “CBS Sunday Morning” këtë fundjavë se ai ende e “viziton” atë. “E ndiej prezencën e Matthew,” u shpreh ajo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *