• |
ide | kryesore

Papu Gomez i drejtohet tifozëve: “Nuk mund të mbrohem, e vërteta kur të iki”

-Instant, Sport



Thyerje totale mes Gasperinit e Papu Gomez në shtëpinë e Atalantës. Tekniku ka pranuar situatën e tensionuar e argjentinasi doli hapur në rrjetet sociale: “Të dashur tifozë atalantinë ju shkruaj këtu sepse nuk kam asnjë mënyrë për tu mbrojtur e për të folur me ju”, ka shigjetuar ai shoqërinë. Në janar është i sigurtë për largimin e tij: “Doja vetëm tiu thosha që kur të largohem të dihet e vërteta për gjithcka”.

Sulmuesi i është drejtuar tifozëve: “Ju më njihni dhe e dini personin që jam. Ju dua shumë, kapiteni juaj”.

Pas sherrit në dhomat e zhveshjes, ku u tha gjithcka, në pushim të ndeshjes kundër Mydtylland, nuk ka patur asnjë sinjal paqe, me Papu për dy herë i pagrumbulluar në kampionat. As diplomacia e Percassi nuk arriti të bënte punë e tani shitja e argjentinasit duket e pashmangshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *