• |
ide | kryesore

Fauci flet për varianin e ri të COVID-19: Nuk do të befasohesha po të ketë ardhur te ne

-Instant, Lajme, Të fundit


Kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se varianti i ri i COVID-19 që është konfirmuar në shumë raste në Britani të Madhe, sigurisht se tashmë mund të jetë prezent edhe në Shtetet e Bashkuara.

“Këtë duhet ta parashikoni, kur e shihni se është shpërndarë në vendet si Britania e Madhe. Ekzistojnë mutacione që po i shohim edhe në Afrikën e Jugut , e duke marrë parasysh udhëtimet që po ndodhin në mbarë botën, nuk do të befasohesha që tashmë ka mbërritur tek ne”, ka shtuar Fauci gjatë një bisede me gazetaren e PBC, Judy Woodraf.

Fauci ka shpjeguar se duke marrë parasysh se koronavirusi i ri është pjesë e grupit RNK të viruseve që shpesh pësojnë mutacione, “shumica e mutacioneve nuk kanë ndonjë rol funksional dhe kjo do t’i mundësonte virusit një përhapje më të shpejtë”.

Ai ka ripërsëritur se deri më tani nuk është konfirmuar se varianti i ri nuk shkakton vdekjen më të madhe, dhe nuk ka ndonjë ndikim në efikasitetin e vaksinës që aktualisht po përdoret kundër COVID-19.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *