• |
ide | kryesore

12 mijë testime të shpejta, ulet numri i infektimeve në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryerja e testeve të shpejta duket se kanë ndikuar në uljen e numrit të infeksioneve pasi javët e fundit kurba e infektimeve po njeh rënie. Në 24 orët e fundit, 389 persona janë diagnostikuar me Covid-19, një shifër kjo e ulët në krahasim me javët e para të dhjetorit.

Sipas Ministrisë, aktualisht po marrin trajtim mjekësor 344 pacientë, 19 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Masat në fuqi shihen si faktor për uljen e numrit, sikundër edhe strategjia e testimeve të shpejta përmes referencës nga mjeku i familjes, të cilat sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë mbërritur në 12 mijë. Testimi i shpejtë ka filluar në gjashtë pika në Tiranë, me referimin e mjekut të familjes, ai kryhet në fashat orare nga ora 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *