• |
ide | kryesore

Basha me ekselencën që kanë studiuar jashtë: Objektivi kryesor është rikthimi i të rinjve

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit. Kreu i PD-së e cilësoi kthimin e këtyre studentëve ekselentë në atdhe si një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi. Gjatë fjalës së tij Basha tha se objektivi kryesor i PD është rikthimi i të rinjve.

“Shumëkush që na ndjek do ta ndjejë atë vibër frymëzimi dhe shprese dhe besimi, që ofron vetë prania juaj, kthimi juaj në atdhe, në Shqipëri, kur mundësitë i keni pasur për të qëndruar jashtë që me siguri është shpresë jo thjesht dhe vetëm për familjet tuaja, por për të gjithë shoqërinë dhe është synimi, objektivi kryesor i imi personal dhe i Partisë Demokratike.”, – tha Basha.


2 Comments

  1. o trap (ti bashk me shpirtin tend binjak qe esht ne pushtet aktualisht),
    Nga jashte nuk te kthehet njeri se rrogat qe marrim ne ketej dhe standadet e jeteses jane 3 fish me te larta, e sdo sakrifikojme vitet, neuronet tona dhe cdo gje qe kemi arritur per tju sherbyer bllokut te tiranes e me pas te perfundojme si kordinator partish.
    Maksimumi qe mund te besh eshte te frenosh brain drain, dmth largimin e trurit.

    Hajt tung

  2. Pasi ka dështuar të formulojë një plan apo alternativë që të ngjisë e të krijojë frymë për të votuar për opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk ka arritur të krijojë një ekip që të ndikojë në elektorat që mund të japë sinjale ndryshimi, pasi jo vetëm nuk e hapi PD-në, por e mbylli më keq, Lulzim Basha ka gjetur një variant të çuditshëm për të kërkuar vota për kryeministër të vendit.

    Në takimet e zhvilluara këto ditë me “studentë” të ardhur nga jashtë, Basha po hedh tezën se ai do të vijë në pushtet, ngaqë Edi Ramës i mjaftonin dy mandate për të krijuar një vizion të tij politik, ndaj duhet të votojnë Bashën se ka 8 vjet në opozitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *