• |
ide | kryesore

Kufizimi i orarit/ Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 18:00

-Instant, Lajme, Të fundit


Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00 si pasojë e masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mesha ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës, por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë 6 orë përpara.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminon katolikët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *