• |
ide | kryesore

Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër Covid-19 në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit


Siç u paralajmërua pak ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke nisur nga kjo e enjte, i gjithë vendi do të nisë zbatimin e masave shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit. Prej mbrëmjes së sotme pas orës 20:30 nuk do të lejohet asnjë lëvizje e njerëzve apo mjeteve, përveç rasteve kur kanë marrë leje, si dhe do të mbyllen të gjitha bizneset. Ora policore do të jetë 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa do të vijojë deri më 4 janar. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Vendimi u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si një masë për të parandaluar grumbullimet për festat e fundviti, që mund të çonin në përhapjen më gjerë të virusit Covid-19.

 


1 Comment

  1. Biroja politikare e kallomit te gjate beri dhe qoken e fundit. Shpejt do te kete lajme te reja. Nuk e dime si do ta perballoje veremliu i gjate me te gjithe banden e tij, meqe u rifirmos “Akti i ekstradimit…..” dhe meqe GTIM eshte ne pritje te “banoreve te rinj” qe jane akoma nen hetim ne USA si puna e ‘dashnores se taksistit’ ne New York……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *