• |
ide | kryesore

Terrorizoi banorët dhe qëlloi 12 herë drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit


Pas më shumë se 16 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavajën në Zavalinë. Ai është kapur i gjallë pasi ka qëlluar me armë gjatë orëve të natës drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.Ai është shoqëruar në policinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore. Ishit fqinjët që njoftuan policinë se Kavaja mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *