• |
ide | kryesore

Basha: Mbulim 100% të tarifës studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët ndanë mendimet e tyre për çeshtjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit. Basha u tregoi studentëve planin për arsimin duke garantuar se me PD në qeverisje nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar. Kryedemokrati premtoi mbulim 100% të tarifës së studimit studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë.

“Të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencionim të tarifës bachelor dhe master, dhe shpenzimet shtesë ku një pjesë gjithmonë e me e madhe e familjeve shqiptare nuk i përballojnë dot për fëmijët e tyre, siç mund të jetë qiraja e banesës apo e konviktit, shpenzimet e përditshme që ka studenti, shpenzimet e tjera , librat, transporti etj etj, do mbulohet përmes bursave për këto familje që nuk kanë mundësi t’i mbështesin financiarisht fëmijët e tyre”, tha Basha.


3 Comments

  1. Premtime, premtime dhe vetem premtime… Bashe, duhet t’ia mbushesh mendjen njerezve se je me i mire se kundershtari dhe jo te fiksohesh qe nuk je aq i keq sa ai. Vec kesaj, nuk duhet ta besh fushaten vetem ti, por duhet te marrin pergjegjesine edhe ekipi yt, pra duhet te percaktosh se ke do kesh te ngarkuar per ministrite kryesore, kush do jete ai qe do i kerkohet llogari ne fushen perkatese. Vetem keshtu do ngjallesh fryme, ne te kundert njerezit do te te quajne si jo aq teq sa qeverisja aktuale dhe nuk do te shkojne te te votojne ose do e shesin voten per 2 thase miell. Zer mend nga 2017

  2. Gjykata Kushtetuese prej tre ditësh është funksionale. Ringritja e saj, një nga kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave, u përshëndet njëzëri nga ambasadorët e huaj në Tiranë. Një ditë më pas, kishte një reagim edhe nga Ilir Meta, ndonëse me natyrë shantazhuese ndaj 6 anëtarëve të saj, pasi deklaroi se nëse e shpallin 30 qershorin legjitim, atëherë ajo është e vdekur. Ndonëse tre ditë me vonese, një reagim erdhi edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

    I vetmi që nuk ka thënë asnjë fjalë është Sali Berisha. Njeriu që prej tre vitesh ka bërë me dhjetëra deklarata dhe ka dhënë alarmin për mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, vijon të heshtë për ringritjen e saj. Gjatë këtyre tre ditëve, Berisha ka reaguar për çështjen e detit, për shkollat, për asfaltime rrugësh, për masat anti-covid, plazhe, largime nga puna etj., por asnjë fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

  3. ahahahahah ky ka te forta, do te thote qe ky leket do ti gjeje, duke rjepur te tjeret, ky do i gjeshe aman, se na vdiqet prandaj sjeni njerez edhe politikan juve se sdini edhe te genjeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *