• |
ide | kryesore

E fundit/ Qëllohet me armë në drejtim të një lokali në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit


Në fshatin Pllanë të Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P mëngjesin e kësaj të shtune. Nga verifikimet paraprake të bëra nuk raportohet të ketë persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga uniformat blu njoftohet se janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *