• |
ide | kryesore

Komenti/ Ikën dhe Cakaj. Rama formaton qeverinë në funksion të zgjedhjeve

Arkiva, Kryesore, Lajme

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, është larguar me dorëheqje njësoj si kolegia tjetër e tij, e parashutuar nga Kosova, Besa Shahini. Në tekstin e dorëheqjes së ish shefit te diplomacisë theksohet se “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”.


Rama zëvendëson Gent Cakajn në Ministrinë e Jashtme


Po me të njëjtin motivacion në dorëheqje, pra me faktin se “nuk do të përfshihej në fushatën elektorale” ishte larguar më parë edhe ish ministrja e Arsimit.

Misteri/ Pse u largua ministrja e arsimit, Besa Shahini

Pavarësisht nga ajo që ndodhi, me vrasjen e të riut 25 vjeçar Klodian Rasha, edhe Sandër Lleshaj, dukej se e kishte të parashkruar fatin e tij, shumë përpara ndodhjes së këtij krimi. Ai shkaktoi tepër polemika me një deklaratë aludive se në mandatin e ardhshëm nuk do të ishte më ministër i rendit. Pak kohë përpara kësaj deklarate, në mjediset e mazhorancës ishte përfolur një ftohje e Ramës me ministrin e tij të Brendshëm, i cili mendohej se do të ishte drejtues i qarkut të Lezhës në zgjedhjet e ardhshme. Zëvendësimi i tij në këtë qark me Lindita Nikollin, ishte një mesazh i qartë se kryeministri nuk e kishte ish gjeneralin në strategjinë e tij elektorale.

Në këtë kuptim, si dorëheqja e sotme e Cakajt, po ashtu edhe ato të mëparshme të Besa Shahinit dhe Sandër Lleshajt, ngrenë dyshimin se ato janë spastrime të Edi Ramës, që po bën llogari të pastra elektorale me zëvendësimet në qeveri.

Kulisat e rënies së ministrit/ Sandër Lleshaj, shkarkim apo dorëheqje?

Nëse tek arsimi ai emëroi Evis Kushin për të forcuar qakun e Elbasanit, nëse tek rendi vendosi Çuçin që mbulon Gjirokastrën, pas largimit të Cakajt dhe zëvendësimit të tij me Olta Xhaçkçn, në kabinet (te mbrojtja) u rikthye Niko Peleshi që ka një peshë të madhe në fushtën e Korçës.

Ndryshime në qeveri/ Rama vendos Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Kështu pra që është e kotë të kërkosh në ndryshimet e reja qeveritare dhe në tekstin e dorëheqjes të Cakajt, arsye të tjera: thjeshtë po spastron ata që nuk vlejnë elektoralisht dhe po ngrihen ata që mund të shërbejnë politikisht deri në 25 prill.   

©Lapsi.al

7 Comments

  1. Protagonizem, 1 here ne 100 vjet te vjen mundesia te drejtosh nje institucion nderkombetare, mbaroj afati tani ce do mo edhe ministrine e jashtme.
    Akoma se kishit kuptuar, ai bolja i presidentin tu u bo si i zgjut duke mos ja dekretuar ministrin.

    1. O armiku i “bejlerëve” !
      Pikërisht se Ramë beu kërkon që ta njësojë veten me Skënder-beun e me Ismail BEJ Qemalin, nuk ka sepse të tallesh me fjalën “beu” që e vë qëllimshëm si pseudonim.
      Ramë beut, si lidhjet më të forta me shqiptarët e Kosovës , tani i ka ngelur vetëm gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu.
      Kishte Thaçin që është në Hagë.
      Kishte Baton Stanishiqin që i solli dy emra të panjohura në Kosovë për ti bërë ministra në Shqipëri edhe me bekimin e Thaçit.
      Tani i ka ngel vetëm Vezir Muhameti i TCH

  2. Po te ishte pidh some meqe e kuptoi qe po i vinte ngordhja duhej te bente diversion me ceshtjen e detit e te ikte edhe ky si patriot i madh, fiks sic beri Ditmiri,a.k.a, bythqiri.

  3. Karin mund te drejtojne keta bythqima jo institucione boterore. Keta nuk dine te flasin akoma, rruge e gjate deri te njeriu. Po ajo debilja shahini ku po e ve ne pune mencurine e saj brilante? Gjindje debilash.

  4. Nje pyetje moderatorit: Ku ndryshon fjala FORMATON? me fjalen shqip FORMON? sepse kjo “formaton” si fjale shqip nuk egziston!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu