• |
ide | kryesore

Basha pas takimit me Hoxhajn: Qëndrimi im i palëkundur, Shqipëria të qëndrojë krah Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit


Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, lideri i opozitës Lulzim Basha, u shpreh i vendosur se Kosova, do të ketë vullnetin dhe gatishmërinë e PD për një bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve. Basha tha se PD i mbështet fort aspiratat dhe objektivat e Kosovës.

“Diplomacia shqiptare duhet të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës. Kam garantuar se unë dhe PD, sot dhe pas 25 prillit do të japim mbështetje totale për Kosovën. Folëm për sfidën e përballjes me Gjykatën Speciale. Një proces që nuk mund të kthehet si gjykim ndaj luftëtarëve”, tha Basha.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, kanë nisur një vizitë sot në Tiranë, ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.


1 Comment

  1. 100 here te kam thene mos thuaj une dhe Partia Demokratike se ti je perfaqesuesi i PD-se
    dhe pa PD-ne nuk je asgje dhe mund te ndihmosh vetem familjen tende,

    E dyta kur vjen pune per Kosoven zeri i Shqiperise nepermjet lideeve te saje duhet te jete

    i unifikuar dhe jo te flitet PD do beje kete e PS do beje ate. Perjashtuar KM-ne qe eshte armik

    jo vetem i Kosoves por edhe i Shqiperise te gjithe te tjeret duke perfshire edhe PS-ne kane

    qene te rreshtuar pro ceshtjes se Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *