• |
ide | kryesore

Eurostat: Shqipëria ndër katër vendet europiane që nuk rriti sipërfaqen pyjore nga 1990-2020

-Instant, Lajme, Të fundit


Shqipëria së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën nuk kanë rritur sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2020. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2020 mbi 45% e sipërfaqes së tokës në BE ishte me pyje. Në të gjithë BE sipërfaqja pyjore është rritur me 2.6 % gjatë tre dekadave.  Të dhënat për Europën nga Eurostat tregojnë se Qipro dhe Mali i Zi kishin rritjen më të madhe të sipërfaqes pyjore gjatë tre dekadave të fundit.

Eurostat raportoi se Shqipëria në vitin 2020 kishte 38 % të tokës me pyje dhe nuk kishte rritje në raport me vitin 1990. Pyjet dhe toka e pyllëzuar përbënin të paktën gjysmën e sipërfaqes totale të tokës në tetë nga shtetet anëtare të BE-së në vitin 2020. Sipërfaqet më të mëdha me pyje, rreth ¾ e sipërfaqes janë regjistruar në: Finlandë (76.2%) Suedi (74.5%); Slloveni (62.8%). Në Estoni, Letoni, Spanjë, Portugali dhe Greqi rreth 50-60% të sipërfaqes totale të tokës ishte e mbuluar nga pyjet dhe toka të tjera të pyllëzuara. Në kontrast, pylli dhe toka të tjera të pyllëzuara përbëjnë jo më shumë se 1.7% të sipërfaqes totale të tokës në Maltë, Holandë (11.0%), Irlande (12.3%) dhe Danimarke (15.8%). Suedia dhe Shqipëria ishin të vetmet që nuk rriten sipërfaqet pyjore gjatë tre dekadave.

Pyjet dhe tokat e tjera të veshura me pemë mbulojnë rreth 1,1 mln ha gati 38% të territorit të përgjithshëm në Shqipëri. Rreth 51% e pyjeve janë në pronësi të shtetit, 47% të qeverisë vendore dhe 3% – në pronësi private. Kontributi i pyjeve në ekonominë e vendit ka mbetur i vogël. Shumica e trupave drusore të prodhuara në Shqipëri përdoren për ngrohje. Shërbimet jo drusore janë një burim i rëndësishëm të ardhurash në zonat rurale në Shqipëri. Janë 23 rezervate gjuetie (në pyje dhe laguna), me një sipërfaqe prej rreth 35,000 ha. Komunat janë përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve lokalë në përputhje me planet e menaxhimit./Monitor


2 Comments

  1. Te rrisim siperfaqen e pyeve ?
    Jane ne terezi keta apo jo ?
    Ne zeme vendin e pare ne urope per zvogelimin e siperfaeve te pyeve.
    Perse ta humbim vendin e pare ne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *