• |
ide | kryesore

Infermieri në Amerikë infektohet me Covid-19 gjashtë ditë pasi mori vaksinën

-Instant, Lajme, Planet


Një infermier rezultoi pozitiv me Covid-19 pasi bëri vaksinën antiCovid.  Matthew W., një infermier 45-vjeçar, mori vaksinën Pfizer më 18 dhjetor dhe tha se i vetmi efekt anësor i vaksinës që përjetoi ishte dhimbja e krahut. Gjashtë ditë më vonë, pasi punoi një turn në njësinë Covid-19, Mattheë kishte dhimbje muskulore dhe lodhje. Testi më pas konfirmoi se ai ishte pozitiv për Covid-19.

Specialisti i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego, Christian Ramers tha se pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga Covid-19 pasi të jenë vaksinuar. Edhe pas 10 deri 14 ditëve, pacientët kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.

“ Doza e parë mendojmë se jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet një dozë e dytë për të arritur deri në 95%,” shtoi Ramers.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *