• |
ide | kryesore

Thyen masat antiCovid, policia gjobit 361 qytetarë brenda ditës

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka vendosur 361 gjoba për shkelje të masave anti-Covid. 335 gjoba janë vendosur për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat, kurse 23 të tjera për mosrepektim të orarit të lëvizjes.

Ndërkohë, policia bën me dije se janë vendosur edhe 3 gjoba ndaj pronarëve të biznesve që kanë vijuar aktivitetin edhe pas kalimit të orës 20:30. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.


1 Comment

  1. O zot sa pak gjobitin. Pse 361 , duhet te gjobitin te pakten 36 mije ne dite se po vijne zgjedhjet

    dhe i duhen partise leket per fushate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *