• |
ide | kryesore

Kalifornia zbulon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet


Varianti i ri i koronavirusit i cili transmetohet me shpejtësi, që fillimisht u zbulua në Britani, është gjetur edhe në Kaliforni, tha Guvernatori Gavin Newsom, një ditë pasi u dokumentua në shtetin Kolorado rasti i parë i njohur në Shtetet e Bashkuara. Mediat bëjnë me dije se Newsom njoftoi rastin e parë të zbuluar në shtetin e tij si varianti B.1.1.7 , i cili u identifikua në Kaliforninë e Jugut. Guvernatori bëri të ditur lajmin gjatë një bashkëbisedimi në internet për pandeminë me ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci.

Newsom nuk dha detaje të metejshme, por zoti Fauci tha se “nuk ishte befasuar” duke shtuar se ka gjasa që raste të tjera të variantit të ri të koronavirusit të shfaqen në Kaliforni dhe shtete të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *