• |
ide | kryesore

Dëbora prishi linjën 50 km në Valbonë, OSSH: Situata drejt normalizimit

-Instant, Lajme, Të fundit


Një natë para Vitit të Ri, një linjë me gjatësi 50 km në Valbonë pësoi defekt të rëndë duke lënë pa energji elektrike gjithë zonën. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës. Deri më tani është bërë me dije se grupet e OSSH-së Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës. Ndërkohë që aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme.

“Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë. Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës,“-shkruhet në njoftim


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *