• |
ide | kryesore

“Rekord i zi”/ Meta: Shqipërisë po i largohen intelektualët, 25 prilli vendimtar për të ardhmen

-Instant, Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga OECD, ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan se largimi i ‘ajkës’ së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese. Meta ndër të tjera thekson se referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.


4 Comments

  1. Po femijet e tij i ka derguar ne Londer Floriri.
    Dhe nuk do qe edhe shqiptaret e tjere te shkojne ku u behet me mire, ose ku t’ju doje bytha.
    Meqenese po erdhi ne pushtet LSI, nuk do lejoje asnje shqiptar te largohet per pune jashte shtetit, atehere te gjithe do te votojne LSI.

  2. Emigrimi i personave te kualifikuar nuk mund te shikohet vetem nga njera ane, pra e gjendjes se shqiperise, por edhe e mundesive te reja qe jan krijuar qytetarve shqiptare per te levizur. Ne moment qe ti ke mundesi te levizes hyn ne tregun global, ku perfitimet ekonomike jane shume me te larta. Kjo dukuri do vij edhe te perkeqesohet sepse sa me shume perparojm drejt integrimit europian aq me shume zmadhohen mundesite qe ne te levizim., dhe kjo nuk ka vetem te beje me gjendjen ekonomike, por ne pergjithesi ne jemi popull emigrues, pra eshte e lehte per ne te levizim, te gjejm te aferm ne perendim etj.
    Nga ana tjeter qe te frenosh keto persona te ikin duhet nje zhvillim i pergjithshem jo vetem ekonomik por edhe kulturor, social. Zhvillimet ne kete drejtim ne keto 8 vjet jane me te mirat ne 30 vitet e fundit. Shume qytete shqiptare po rilindin, Tirana, Korca, Vlora etj me rralle, sepse deri dje pervec te varfer ekonomikisht po ishim te rrenuar kulturalisht.

    1. O rilinds, ku e sheh rilindjen soc-kulturore, te shembja e teatrit kombetar? Njerzit ikin dhe thjesht nga dhuna e tipit ” nese do te rrish ne pune fotografo e na trego voten” apo “urdhero formularin e mbushe me 10-15 vete me emer e numer karte identiteti qe do votojne per ne. Ja dhe per keto karlleqe IKIN e jo vetem nga “shoku” qe kane pesuar nga rilindja dhe projektet e saj 3-D”.

  3. Hahaha te rrenuar kulturalisht?! Cthua o katran me boj megjith ” hartimin ” alla kadare qe ke bere. Ky milet e humbi edukaten dhe kulturen dhe shkollimin ne keto 30 vjetet e kolonializmit europian dhe amerikan bashke dhe keshtu katandisi nje m..t i madh qe po qelbet ere injorance kolektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *