• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci në Kosovë, koronavirusi i merr jetën një tjetër profesionisteje shëndetësore

-Instant, Lajme, Të fundit


Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë, ka njoftuar se ka humbur jetën nga Covid-19 instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Në njoftimin e Odës thuhet se ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.

“Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”, shkruan Naser Rrustemaj, Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *