• |
ide | kryesore

FOTO/ Gasperini e akuzoi se nuk sakrifikohet, Gomez e përgënjeshtron me pamje

-Instant, Sport



“Papu” Gomez është përgjigjur në rrjetet sociale ndaj fjalëve të teknikut Gasperini, që, pas suksesit ndaj Beneventos, ka shpjeguar motivin për të cilin argjentinasi ishte përjashtuar nga organika e lojtarëve të disponueshëm. Gomez ka treguar në story në Instagram, pa asnjë koment, disa pjesë nga ndeshja në të cilin shihet pozicioni i tij “sakrifikues” për të ndihmuar shokët.

Imazhe që përgënjeshtrojnë në një farë mënyrë konstatimin e teknikut të Atalantës, sipas të cilit numrit 10 zikaltër nuk adaptohej me kërkesat e tij. Me pak fjalë, thyerja është gjithnjë e më e pandreqshme dhe aventurës së Gomez në Bergamo i ka ardhur fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *