• |
ide | kryesore

SHBA rikthen Kubën në listën e sponsorëve të terrorizmit

-Instant, Lajme, Planet



Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka rikthyer Kubën në listën e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Kuba futet në listën e zezë për “mbështetje të vazhdueshme të akteve të terrorizmit ndërkombëtar”, duke i strehuar të arratisurit amerikanë, si dhe udhëheqësit e grupit rebel të Kolumbisë, ELN. Pompeo po ashtu përmendi mbështetjen e Kubës për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja refuzon ta njohë.

Që nga epoka e Luftës së Ftohtë, SHBA-ja ka ndjekur politika të ndryshme për të minuar Kubën, duke e parë atë si kërcënim të madh. Kuba tani ribashkohet me Iranin dhe Korenë e Veriut në listën e sponsorëve të terrorizmit./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *