• |
ide | kryesore

Artan Hoxha përplaset fort me Carlo Bolinon: ” Kush bëri pazar me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ende mbetet mister kaseta e filmimeve që zbardhi vrasjet e 21 janarit dhe që rrëzoi njëherë e mirë përpjekjert për alibi të Sali Berishës se viktimat ishin qëlluar mbrapa krahëve nga protestuesit. Në një moment të caktuar në mbrëmje vonë televizioni Nevs 24 botoi pamje filmike ku dukej gardisti Llupo që qëllonte me breshëri mbi turmë nga dritarja e bodrumit të kryeministrisë. Transmetimi i këtyre imazheve ktheu beftas rrjedhën e historisë, nxori me urgjencë liderin e opozitës në konferencë për shtyp për të çmontuar mashtrimet e qeverisë dhe i dhja një dritë tjetër shikimit të ngjarjes.


Por ende sot, protagonistët televizive të këtij scoop-i përplase me njëra tjetërn për meritat e kësaj ngjarjeje. Edhe dje në 10 vjetorin e tragjedisë Carlo Bolino, ish drejtues i Nevs 24 që atë ditë ndodhej në Bari dhe gazetari Artan Hoxha kanë treguar versione kundërthëse të asaj që ka ndodhur.  Bolino ka treguar se ai ka urdhëruar redaksinë e tij të kontrollonte të gjitha filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës. Por pa e përmendur me emër ai ka aluduar se gazetari Artan Hoxha e kishte marrë kasetën pa njoftuar njeri në redaksi dhe ajo nuk gjendej më.


“Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në xhep të një gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët: ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe gazetari nuk e kishte marrë vesh. Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megithatë këto pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në xhep të një gazetari. Kemi kërkuar ku ndodhet gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kaseën, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një gazetari kishte pamje tronditëse, ato pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen” (e plote ketu).

Pra Bolino jo vetëm ka marrë meritat e drejtimit të redaksisë në zbulimin e ngjarjes, por ka hedhur dyshime të errëta ndaj gazetarit Artan Hoxha që njihet deri më sot si protagonisti i këtij Scoop-i që u përshëndet atëherë edhe nga lideri i opozitës Rama.

Kaq është dashur që Hoxha ti kthehet me një gjuhë të ashpër ish shefit të tij, duke thënë se ai nuk ia dorëzoi kasetën nga frika se ky bënte ndonjë pazar me Berishën, që në ato momente mund të jepte një thesar për zhdukjen e asaj prove përvëluese. “Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në
asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, ka thënë Hoxha në reagimin e tij.
©Lapsi.al

16 Comments

  1. NA RRUAJTET KARIN ME 21 JANARIN . AJO ISHTE NJE PROTEST SHUME E DHUNSHME QE GJITHSESI NUK DUHET TE KISHTE TE VRARE, POR MILETI U PERDOR NGA PALLOSHI SI PRETEKS PER TE ARDH ME DHUNE NE PUSHTET . POLITIKANET GJITHONE DO TA PERDORIN DHE DO TALLIN BYTHEN ME POPULLIN NDERSA POPULLI DO JETE SHERBETOR DHE GJITHMONE DO TA HAJE NE BYTHE . SIDOMOS ME KETA POLITIKANE QE KEMI NE DHE SIDOMOS ME KETE POPULL DELE EDHE 1000 VJET PO KJO PUNE DO JETE .
    TJU RROJNE PARTITE O SERVILAT E PARTIVE QE SHISNI BYTHEN DHE NDERIN PER NJE RROGE 300 MIJE LEKSHE .

  2. Rrofte Heroi i Punes Kapitaliste shoku Artan Hoxha!
    Pa të nuk do te kishim drejtesi……..
    Ouuuuuuuuu!

  3. E me mos i qini robt paska dasht tani Bolino me bere pazar me Berishen kur Bolino ishte dhe eshte armiku numer nje i Berishes. Mundesisht po te ishte ne bulevard ate dite do e kishim qeth. Tan Hoxha ka dash qe ti dilje emri vete per kete scoop qe do ndryshonte tere rrjedhen e ngjarjes.

  4. Se mos del edhe ndonje kasete tjeter, qe mban peng kete te gjatin, meqe Tani dhe Toma jane miq. Dhe nje kujtese, duhet te pyesin edhe nje kandidate te BKH, e cila ka qene punonjese e kryeministrise kur u “fshine pamjet nga serveri”

  5. Po te ishte per Ramen edhe 4 te tjere vetem te rrime ne pushtet.

    Ne 21 janar Rama nxiste dhune ,Tom Doshi i jepte kurajo,Lali Sdromsi i lyente me boje te kuqe kurse gardisti qe qelloi kryetar bashkie Mat dhe Ilir Meta President. E si gjithmone fajin e ka Saliu.

    Hajt ne pidh te semes i fusim na i grosh e shofim telenovela.

  6. NE pushtet nuk vihet me protesta thote citjania sot, po ate qe beri para 10 vitesh?!

    Edhe ndertues pallatesh dhe njerez me biznese kane dale atehere ne 2011!!!

  7. Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale. Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.O Shpellkare ajo ishte nje revolte popullore qe filloje ne 2009 kur salihu vodhi votat dhe dogji kutive e votimit nga ristani dhe salihu u bashkua me mikun e tij 30 vjecar skraparlliun liken e floririt i bashkoje ideali i vjedhjes

  8. O ti haleja I paemër
    22/01/2021 te 19:38

    Nuk ka nevoje te lobosh se ky eshte vend i dhjere qe mban bythqira si ty!

    U qifsh bashke me Edin dhe Bashen, e te gjithe cfare mban ky vend i dhjere ca burra qe u duhen qire te katermbedhjetat se nje Zot e di cpo heqin njerezit nga varferia ketu ne Qelbistan!

  9. C’kasete doni mo, ate ku eshte ish-gardisti i shperblyer ne 22 janar 2013 me emrin Agron Malaj, sot Kryetari Rilindjot i Bashkise Mat ?

  10. Një gjë nuk e mar vesh në trajtimin e temës së viktimave të protestave.
    Përse komentohen pas 10 vitesh katër viktimat e 21 janarit e harohen 4 viktimat e 2 prillit apo po katër viktimat e 1998 -tës për vrasjen e Azem Hajdarit.
    5 Viktima, një polic e katër demostrantë , pati edhe në 6 janar , pra para dy javësh në SHBA në Kapitol të Washingtonit, por nuk kemi dëgjuar që ndonjë gazetar investigues amerikan si Artan Hoxha që të ketë bërë hetimin e të ketë dhënë akuzën, e kishte fajin Trump apo Biden.
    Ësshtë dhënë e filmuar edhe skena kur një agjent i sigurisë qëlloi me revolver nga afër një grua demostrante, ish oficere e avioacionit ushtarak.
    Çfarë mendimi ka investigatori Artan Hoxha për ate vrasje ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu