• |
ide | kryesore

21 Janari, Bamir Topi kërkon hetim për Berishën: Pengimi i Prokurorisë, goditje e rëndë për shtetin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti Bamir Topi e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Topi tha se SPAK duhet të hellohet edhe më shumë në hetime, duke marrë nën hetim situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë.

“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”– u shpreh ish-presidenti ne nje interviste per Report Tv.



3 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    O gazetar antiberishë!

    Topi kërkon hetim 360 gradë, që do të thotë që nga organizimi nga edvini e deri te hetimi pas vrasjes.

    “Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

    Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”

  2. Të bëhet hetim i tërë dhe të shikohet dhe një herë pse i vërsulën bandat e Ramës drejt kryeministrisë dhe dogjën e shkatërruan çka ishte aty rreth.
    Mbrojtësit a vepruan brenda rregullave për sigurinë e objektit dhe të administratës???
    Kush i nxiti??
    Pse në Shqipëri kërkojnë me çdo kusht ata që ruajtën objektin dhe ata që nxitën e sulmuan???
    Pse në Amerikë asnjë nga ata 4 policë që qëlluan kundër 4 viktimave nuk i hetuan fare në ngjarjet e Capitol Hill.
    Por u dënuan sulmuesit dhe po hetohet ish presidentin Trump për nxitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *