• |
ide | kryesore

Drejtësia e re/ Kreu i Gjykatës së Lartë përqafuar me socialistët e Vlorës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur premtonin drejtësi të re, socialistët, por edhe ndërkombëtarët, na thanë se ajo nuk do të varej askund. Me pavarësi të drejtësisë, vetëkuptohej se sistemi i ri do të ishte i pakapur politikisht. Jo më kot, kudo në sondazhe, pasqyrohej një mbështetje e madhe nga qytetarët për sistemin e ri të drejtësisë.

Prandaj foto e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit që ka lidhur në qafë shallin e kuq të pionerit dhe pozon i përqafuar me socialistët e Vlorës tregon se nën rrogozin e propagandës për një sistem të ri drejtësie të pavarur, socialistët fshihnin një qëllim tjetër: zëvëndësimin e njerëzve të Berishës me njerëzit e Ramës.

Dhe tani që po hyjnë në vitin e 11 në pushtet, as nuk e fshehin më.

Nga e majta në të djathtë, në foto janë Vullnet Sinaj deputet i Vlorës, Ermal Dredha kryetar i Bashkisë së Vlorës, Sokol Sadushi kryetari i Gjykatës së Lartë dhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Foto është publikuar nga ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha, i cili ka marrë shkas nga një fjalim i Edi Ramës sot që kërkonte drejtësi për 21 Janarin. Në fjalën e tij para familjarëve të të vrarëve në 21 Janar, Edi Rama iu referua një vendimi që priste të merrte Gjykata e Lartë në 27 Shkurt.

“Një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës” u shpreh kryeministri.

Në vendimin që do të marrë gjykata e Sokol Sadushit, do të caktohet nëse vrasja e Aleks Nikës duhet hetuar nga Prokuroria e Tiranës apo nga Prokuroria Speciale (SPAK). Në rast se gjykata e Sadushit vendos që hetimet t’i kryejë SPAK, atëherë objekt i hetimit do të jenë zyrtarët e lartë të asaj kohe, si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i brendshëm, Lulzim Basha etj.

SPAK e ka dhënë një përgjigje që nuk e ka në kompetencë hetimin e vrasjes së Aleks Nikës. Sipas Altin Dumanit vrasja është kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ka prova konkrete që Sali Berisha apo Lulzim Basha të kenë dhënë urdhër për vrasjet.

Në një letër për familjarët e viktimave, Altin Dumani u shpreh i gatshëm të hetojë këdo për të cilin ka prova, por për momentin sipas tij, çështja i takon prokurorisë së Tiranës.

“Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve, do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë lëndore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe nenit 28 të Kodit të Procedurës Penale” shkruante Dumani vitin e kaluar.

Përgjigjia është e njëjta që morën Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri që kishin kërkuar të njëjtën gjë. Tani kërkesa është përsëritur nga Edi Rama që thotë se qëndrimi i juristëve duhet të ndryshojë nga vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut, sipas të cilit vrasja e Aleks Nikës ishte një krim shtetëror.

Nëse SPAK deri tani nuk ka pasur se si t’i bindet Edi Ramës, duket se atë do ta detyrojë gjykata e Sokol Sadushit.

Përfitimet e Sadushit nga sistemi që propozoi vetë

Sokol Sadushi është akuzuar vazhdimisht nga opozita për shërbimet që i ka kryer socialistëve në pushtet, apo për lehtësirat që ka përfituar nga procesi i vetingut.

Ai u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë në tetor të vitit të kaluar. Para se reforma në votohej në kuvend, ishte një nga ekspertët që hartuan Kushtetutën për sistemin e ri të drejtësisë dhe që u mbështetën nga partia socialiste.

Me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, përfitoi duke u katapultuar në Gjykatën e Lartë, megjithëse i kishte shkruar vetë dhe i kishte propozuar vetë ligjet dhe funksionimin e institucioneve.

Ndryshe nga shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, Sokol Sadushi nuk iu nënshtrua një kontrolli të pasurisë dhe të figurës si gjyqtar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai e kaloi vetingun përmes një kontrolli të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ky lloj kontrolli konsiderohet një procedurë më e lehtë se sa skaneri i imtësishëm i pasurisë që kryen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Më vonë, kur bashkështortja e tij iu nënshtrua vetingut, trupa e KPK gjeti probleme me pasurinë e Sokol Sadushit, por tashmë ai e kishte kaluar “vetingun”.

Përqafimi i Sadushit me socialistët nuk vjen surprizë. Falë punës së drejtësisë së re opozita është deformuar në mënyrë thelbësore, megjithatë është një provë tjetër më e qartë në sytë e shqiptarëve se kur besuan një drejtësi të pakapur politikisht po i bënin për budallenj./Lapsi.al



43 Comments

  1. Drejtesia e re e bandes se krimineleve te djeshem nga bijte e ndyre te tyre sot !Rilindja e Socialisteve dhe gungaçeve te vjeter komuniste,kriminele .

    1. Po ky Dredha i Vlores sikur ka qen dhe ne stafin e ministris se jashtme me Berishën. Si tallin menderen me delet shqiptare

      1. E ngaterron me duket. Ka qene komunist “i flakte” e qe ne kohen e shumendytesise se tij.Por ai mamaj eshte djali i oficerit te sigurimit qe ka kryer krime e perdhunime ne Vlore dhe eshte djali i dajes se “gazetarit” Hila, burrecit te Xhunges

  2. uorre, edhe ky lamash komunist orre
    po na mbyten, more
    s’mbarokan kurre kta te kuqte

    as ne rusi nuk ka kaq komuniste sa ne shqipri, orre
    mire jua bejne

    1. Po ju keni hetues te komunizmit akoma ne sistem dhe femijet e tyre drejtues te vetingut . Kerkojini transparenca sovrane te sorrosit

  3. Ajo fjalia e fundit ne shkrimin e Bushatit nuk eshte sakte, sepse edhe atehere edhe tani shumica

    e shqiptareve as ka besuar as nuk beson ne nje drejtesi te pararur, sepse te pretendosh se

    PS po nderon nje drejtesi te pavarur eshte si te pterendosh se do ngene nje litar per te varur

    veten. Kjo fotografi eshte deshmia me e sakte.

  4. Askish skishte eyshim qe ojf dhe ojq do nxirrnin noi produkt e ca me teper edi rama.

    Por askush nuk kish nga tia mbante. Kshu që garantorët e be dhe usa morën leket dhe i lanë derrin shqiptarëve.
    Pas 2 vjetesh behen 10 nga deshtimreforma. Presim ngushellime tek ambasada afgane

    1. Po more Kar i ores 19: 31 po sikur e hetuan prekuroria jo Shteti apo do te thuash se jane njerzit tane e veprojne me urdher nga Shoku Edvin Rama, e pe sot si foli Qytetari qe veti i çuat aty dhe i vrate , ik ti dil protesto aty perpra kryeministrise çme arme siç ishin atehere dhe dogjen e çfare nuk bene do ta shofesh se si kane per te bere o rrace e kuqe me ngjyre muti.

  5. 21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK

  6. Përse u desh që të bëhej reformë në drejtësi?
    Praktikisht në këndvështrimin e goditjes së krimit dhe korrupsionit ajo drejtësi e “vjetër” ishte efikase.
    Në të kundërt në këtë zallahi krimesh e korrupsioni të qeverisjes Rama shohim vetëm mbrojte të kriminelëve që i nxorrën të gjithë nga burgu, korrupsioni goditet me regji duke mbrojtur kokat e saj!!
    Kjo reformë do mbahet mend vetëm për vetingun që nxorri pa drejtësisht jashtë mjaft prokurorë e gjyqtarë mjaft të sukseshëm e un mbajtën shumë të korruptuar për faktin se ishin militantë të PS. Në vetë Spak janë pothuajse të gjithë dhe vetë rezultati po e tregon që po sillet politikisht si në rastin e Berishës!!
    Pra më plotë gojën dihet të themi që e ashtuquajtura drejtësi e re s’është gjë tjetër vegël e diktaturës neokomuniste e kjo foto me shallët e kuq është një element kokëfortë!!

  7. MIREMENGJES 1 HERE ! 21 JANAR VITI 2011
    MIREMENGJES 2 HERE ! VITI 2012
    MIREMENGJES 3 HERE ! VITI 2013
    MIREMENGJES 4 HERE ! VITI 2014
    MIREMENGJES 5 HERE ! VITI 2015
    MIREMENGJES 6 HERE ! VITI 2016
    MIREMENGJES 7 HERE ! VITI 2017
    MIREMENGJES 8 HERE ! VITI 2018
    MIREMENGJES 9 HERE ! VITI 2019
    MIREMENGJES 10 HERE ! VITI 2020
    MIREMENGJES 11 HERE ! VITI 2021
    MIREMENGJES 12 HERE ! VITI 2022
    MIREMENGJES 13 HERE ! VITI 2023
    MIREMENGJES 14 HERE ! 21 JANAR VITI 2024

    DHE ME NGA NJE KAR-A-FIL SI GJITHMONE JU UROJ EDHE SOT NJE DITE TE BUKUR !!!!!!!!!!!!!!

  8. Ore Idioter

    Dhe ti gomar i Lapsit qe ke shkruar kete, me demek “artikull” :

    Po gjykata e Strasbourg’ut, gjykate komunistesh Vlore, te kapur nga Rama eshte ???

    Mjafton t’i rrezikohet nje qime Sales e te gjitheve u vihet vula si komuniste e logjika futet ne hale !

    Prandaj ka perfunduar opozita ne ket pike

    Gomere

    1. Po more Koke Bole dhe atje ne Strasbourg Shoku Edvin Rama e dergoi ate super komunistin se ti Shoku Lom e thua sikur do te vesh ne loje se gjoja ju folni kot po eshte e vertete se dhe atje derdhet leku se taksat e Shqiptareve jane ky rrypi Kryekari per derisa kompromentoi drejtorin e e FBI nuk e ka problem te korruptoje dhe atje ne Stasbourg po ti qe po mbron drejtesine e re te Sorrosit valle nuk je kelysh Komunisti qe po del pro bijeve te pjelles komuniste ,sot si foli Qytetari qe vet i çuat aty dhe i vrate , ik ti dil protesto aty perpra kryeministrise me arme siç ishin atehere dhe dogjen e çfare nuk bene do ta shofesh se si kane per te bere o rrace e kuqe me ngjyre muti.

      1. Po o Loqe,

        Gjithe bota e blere, ndersa Sala i paster qelibar !

        Sikur ju ka nxjerre te gjitheve Enveri nga bytha. Tani na u be dhe Sala pishtar i pastertise ne bote !

        O Bote, hapi syte e degjo Salen, te ndricohesh !

        Degjo o Loqe : te gjithe profetet e kesaj toke, kane qene o hajdute o kasape, o te dyja bashke. As Sala e as i Gjati nuk bejne perjashtim ne kete mes, keshtu qe nuk ia vlen te eksitohesh me Sorrosin, te bleret, te shiturit a me keta te Lapsit, qe shesin bythen duke bere si parimore. Edhe keta, te nje haleje jane

    2. Per komentusin Une Oreeee Kar po pse ky Sokol Sadushi qe ka dale me te kater vete duke filluar me kryekarin e Partise Socialkomuniste te Vlores, Kryekarin e Bashkise se Vlores dhe Prefektin e Vlores me flamur tipik Komunistesh te Enverit si do ta quash ti Kryekarin e Gjyketes se Larte te pa Parti , jo mor Idiot kedoji kengen e regjimit te Enverit Ne jemi Komuniste shoke te Enverit Partia na kaliti besnike ne rruge te nderit . Ky eshte Kelysh Komunisti i lindur dhe rritur i tille….Komunist

      1. Komunistet per leke dhe pushtet, qijne nonen e vet. Moterqirajt patronazhiste nga lumi vlores, kane fjalen.
        Gezuar!

        1. si kta familjet e 4 viktimave te 21 janarit, apo i atij qyqarit qe e vrau policia gjate pandemise…
          kta duan partine me shume se kujtimin e njeriut

          se na cajne dhe trapin qe shqiptaret gjaku, nderi, besa etj…

          kta te 4, shkuan per 1 gje ate dite, o do e hidhnin me dhune salen ose do behesh gjaku deri ne gju…
          tani partia e tyre, erdhi ne fuqi dhe i genjen e i mashtron, ju jep noi pune ne administrate, dhe kta vazhdojne besnik te partise, nuk levizin qindin…

          rrace e rrezikshme kta, kane ideale te forta, pertej njerezimit…

          mu po t’ma kishin bo kte pune, s’do kishte byth politikani te me hynte mo ke pragu i shpise

      2. So gjithmone Lapsi hedh nje foto ne shtyp per qenet e Lapsit, dhe qenet fillojne te ulerasin. Nje foto pa kontekst – ne cfare vendi, ne cfare kohe, per cfare welling? Dikush ka publikuar nje foto dhe Lapsi qe nuk e di se cfare do te te thote gazetari investigative e boton thjesht sepse shkon me rrymen e vet anti Rama.

    3. Per 21 janarin, mos shkoni deri ne Stradburg, o komunist.
      Zgjidheni me Liken, presidentin e ngjalave dhe ate gerdallen e gjate.

  9. Ca jane keto robqire ne 2024 me shalle pioneresh te Enverit mer ja qifsha robt? Jane instaluar komunistet ne pushtet dhe e kthyen diktaturen perseri keto sperma jugosllave. Do vije dita shume shpejt qe do ju qihen baxhellat ketyre monstrave te ligj.

  10. Mos pyesni, po binduni qe ish pionieret e Enverit kane marre pushtetin, e jo vetem gjykatat.A i shini se si e kane llogjiken kelyshet ne portal,,,,STROPIO, injorante te ardhur nga morri e bajga.Keta mbeturina , a si kemi pare ne festat nentorit, me flamuj e portrete te diktatorit, si veproi pushteti, asgje, i inkurajo, biles ua kane bere pensionet tre here me shume se atyre qe u ka rene bretku.Andaj vigjelojne keto mbeturina sot.

  11. Argumenti i vetëm që ngjarjet e 21 janarit të 2011 duhet të hetohen përsëri, ështe se sipas një vendimi të Gykatës së Strasburgut ai paskej qenë një krim shtetëror.
    Ndërkaq harohet fakti se dymetroshi , pasha i Tiranës, qeveristë rreth 35% të popullsisë së Shqipërisë , kryeqytetin.
    Pjesë e shtetit në çdo vend demokratik pluralist, duhet të jetë edhe opozita.
    “Pjesë e shtetit” ishte edhe Edi Rama në janar të 2011 si lider i PS e kryetar i bashkisë së Tiranës.
    Rama ngaqë duke pasur qeverinë ka akaparuar edhe gjithë shtetin, kujton se edhe Gjykata e Strasburgut ka mendësinë e tij për shtetin.
    Nuk është në fakt aq budalla Rama që në këto 13 vite, shumicën në pushtet thuajse absolut, e përdori 21 janarin thjeshtë si teatër propogandistik me vënie kurorash me lule për dëshmorët që vetë i çoi si mish për top për tu vrarë.
    Ka gojë Rama që të flasë për shkelje gjaku të viktimave.
    Edhe shqiptarët me të meta mendore e dijnë shumë mirë se protestën “paqësore”, në fakt më të dhunëshme të zhvilluar në Shqipëri, e bëri me akuzën se Berisha mbrojti të korruptuarin Meta.
    Nga ky fakt , cilitdo që i punon mëndja normalisht, do të thoshte se “gjakun e viktimave” , e shkeli Rama që pas dy vitesh bëri koalicion qeverisës me Metën, shkaktarin e asaj ngjarje.
    Ka bërë shumë mirë Gjykata e Strasburgut që ka kërkuar rihetimin e 21 janarit.
    Në çdo ngjarje me pasoja viktimash njerëzore, drejtësia duhet të hetojë shkaqet për të shkuar tek pasojat.
    Nëse dymetroshi do të ishte vërtetë në parametrat e një burri shteti, nuk do të fshihej gjatë protestës së dhunëshme nga fundi i turmës, por duhet të dilte në krye të saj, ashtu siç ka bërë Basha, të cilin ai përpiqet ta nihilizojë si “gjumash”.
    Nuk pati vërtetë asnjë vrasje në protestat e zhvilluara nga PD me kryetar Lulzim Bashën e kjo jo për meritë të qeverisë apo lryeministrit që ja mbarhte duke ikur si lepur jashtë Tiranës, por ngaqë “gjumashi” Basha qëndronte gjithë kohën vetë përpara kryeministrisë duke bërë thirrje për të evituar dhunën.
    Në televizionin e italianit Bollino, mikut të Ramës, dëgjova dje të fliste një farë gazetari Mahmut, e që qenka arratisur në Belgjikë ngaqë Berisha sipas tij , e paskej qëlluar për ta vrarë.
    “Dëshmitë” e tij si i pranishëm në ngjarje, i kalonin të gjitha caqet e fantazive.
    Sipas tij , gardisti Llupi që në kohën e qeverisë Nano, kishte qëlluar për të vrarë Berishën , kishte marë urdhër po nga Berisha për të vrarë Mahmutin.
    Të gjithë shqiptarët , jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë i kemi parë live skenat e asaj proteste..
    Kemi parë të gjorët policë që të pa armatosur qëndronin stoikisht para Kryeministrisë, pa reaguar edhe kur në kokat e tyre kërcisnin hujtë e flamujve e pllakat e shkulura të betonit.
    Për fat , ndonëse prej policëve pati shumë më tepër të plagosur sesa ndër protestuesit, ndër policët nuk pati të vrarë.
    Kemi parë komandantin e Gardës , Z.Prendi me fytyrën e gjakosur nga goditjet e protestuesve.
    Mahmut efendiu, edhe këtë e komenton ndryshe. Ai paskej parë që shefi i sigurisë së Berishës e paskej goditur mbrenda kryeministrisë komandantin e Gardës, për ta detyruar ate që të hapte zjarr kundër socialistëve të ndershëm paqësorë.
    More tek e fundit, dreqi e mori, kemi dëgjuar dymetroshin të thotë se jam krenar për babain tim.
    Që të hapet nga drejtësia një akuzë për babain e tij që pat firmosut varjen e një poeti, kjo do të ishte njëlloj sikur të hapej ndonjë proçes hetimor për tradhëtinë e Hamza Kastriotit.
    Ama Rama ka vënë një ministre speciale të tij si deputete të parlamentit, që e quan ate Skënderbe
    A ka dëgjuar kush nga historitë e Skënderbeut që ai të kishte deklaruar se ndihej krenar për nipin e tij ?
    Pët të ndjerin Kristaq, është e pamundur që të hapet një proçes hetimi, ama për Ramën që ka deklaruar publikisht se e ndjen veten krenar për bëmat e babait të tij, a nuk do të ishte normale që për këtë deklaratë të jepte llogari para Kuvendit ?
    Janë vrarë katër militantë socialistë në një protestë të dhunëshme.
    Sigurisht që është një gjë e dhimbëshme.
    Por pse të mos shtrojmë pyetjen :
    Sa shqiptarë kanë vrarë veten nëpër burgje gjatë pushtetit të Ramës , që ishin arrestuar se nuk kishin para që të paguanin dritat ?
    Mund të dalin e pakta nja 40 të tillë
    “Le të hanë kokat me njeri tjetrin”, kështu është shprehur Rama për antarë të bandave të trafikut të drogës që vrasin njeri tjetrin.
    Gjatë këtyre atentateve mafioze , janë vrarë aksidentalisht edhe njerëz të pafajshëm.
    A nuk është qeveria e drejtuar nga Rama që e kanabizoi gjithë Shqipërinë e që u bë shkas për gjithë këto vrasje që duhet të japë llogari para drejtësisë ?

  12. Krejt I qarte konteksti.

    Komunisti Sadush me eksponent te pushtetit Mavi.

    Vendi eshte Gjithkund ku ideali i ben bashke shoket me shallin e kuq ne gryke.
    Mavine e kane per kamuflim.

    Koha eshte Kurdohere bashke, me idealin e pastise si busull.

    Fotoja eshte prova se , bastard te tille shallëkuq kane marr peng gjithcka.

  13. Në 21 janar 2011, pikërisht aty, ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, katër protestues paqësorë u vranë me urdhër të Kryeministrit. Dhjetëra u plagosën. Të tjerë u dhunuan në rrugë dhe nëpër komisariatet e policisë.

    Pasi urdhëroi vrasjet, Kryeministri fshiu filmimet, manipuloi provat dhe pengoi drejtësinë.Ne te gjithe boten demokratike kush vret mer denim,jo kush udheheq protestat denohet o shpellkare e maloke cecene te serbit salih karaxhic berisha

    1. O shpellar shpellave te jugut!
      E njeh Ilir Meten?
      Po ate te grupit qe e akuzuat se kish gjuajtur dhe e shperbleu Partia?
      Po Ramen qe i la si mish per top protestuesit dhe festoi vrasjen e tyre.
      Zgjidheni mes jush e me ndergjegjen tuaj 21 Janarin.
      He, derman!
      Se beheni bastard krejt pastaj.
      Ja kaloni gomarit.

  14. O ju qifsha robt o ridhjeras në vitin 2024 të dali një gjyqtar i gjykates së lart,gjoja i pa varur me simbolet e komunizmit eshtë nje shkele flagrante e demokracisë.Kush do i gjykojë 21 Janarin kjo pjellë e poshtër e bushtrave komuniste.Komenton nje pidh kurve ketu dhe shkruan po gjykata e Strasburgut komuniste është.Jo o grua dhe motër qirë,me të drejtë ajo thotë që është krim shtetëror.Po kush pjesë e shtetit e organizoi atë skenar,ku deputetët e ridhjerjes të sotme zgërdhiheshin duke ju marrë kapelat policëve të shkretë dhe i vinin në kokat e tyre.Ndërsyen hajdutët,paguan kriminelët për të sulmuar policët,dhe si përfundim këta i vranë edhe ata 4 vetë ku vrasësit i vunë dhe drejtues partie.Kush do e gjykojë drejt këtë k♪ta mostrat me shami pioneri?

  15. Kujt i jep mend, akoma se ke marr vesht se clloj eshte ky idiot komentuesi.Ai eshe, kodoshi, biri kurves, me tipare hijene . abandenoheni bajgaxhine, lereni te lehe e mjaullije, se kuptohet, atij i mungon llogjika e aresyeja.Qelbesire gjerizi rilindas.Fjala per zhgarravitesin e ores, 10,46.

  16. LAJMI I FUNDIT

    Vuçiç postoi një foto nga Samiti Ballkan Perëndimor-BE që po mbahet në Shkup. Në foto është dhe Rama bashkë me djalin e Sorosit. Se ça do Sorosi Jr në atë samit, vetëm Rama e di. S’ka faj Sorosi, faj ka BE që lejon vend e pa vend atë palaço ndërkombëtare.

  17. Nje pyetje e thjeshte.
    Po pse nga gjithe ata individ ne gjyqsor nuk gjeten kend tjeter?
    Ishte ky me i zoti?
    Apo eshte thjesht e vetem nje robot i komanduar me shall ne qafe, qenie me integritet si Sadushi duhej.

  18. Parlamenti Europian rrëzon pretendimet e Berishës dhe Bardhit/ Njeh Alibeajn bashkëkryetar të komisionit “ad hoc” dhe inkurajon palët për gjithëpërfshirje

  19. Deputetët dhe ish-zyrtarët e Sali Berishës, kanë dalë ta presin atë që në mëngjes dhe sapo mbërriti aty, nga Enno me dy n, tek Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Ivi Kaso, Flamur Noka e me radhë, e fërkonin nga shpatullat dhe i jepnin kurajo të mos kishte frikë.Mos lexo syrin e Qimit o loqja e majte e serbit salih,por lexo vet qe ta kuptosh me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *