• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi për vulën e PD/ Gjykata e Lartë liston mangësitë e vendimit të Apelit

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata



Gjykata e Lartë zbardhi këtë të hënë arsyet që prishi vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Në vendimin prej 36 faqesh të siguruar edhe nga lapsi.al, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga grupimi që drejtohet nga Sali Berisha përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.

Për ta kuptuar më qartë.

Fillimisht në 25 mars 2022 gjykatësi Agron Zhukri i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës njohu Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike duke legjitimuar Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Ky vendim u ankimua nga pala e Lulzim Bashës në Apel që në 3 mars 2023 vendosi ta kthejë për rishqyrtim çështjen në shkallë të parë duke pranuar edhe palën e Bashës dhe Alibeajt si palë në proces. Këtë vendim të Apelit e ankimoi pala e Sali Berishës në Gjykatë të Lartë që në 27 dhjetor 2023 vendosi që Gjykata e Apelit të japë një vendim për çështjen dhe të mos e çojë në shkallë të parë. Gjykata e Lartë sanksionoi që vendimi të merret nga një tjetër trupë gjykuese e Apelit.

Këtë të hënë Gjykata e Lartë zbardhi vendimin e saj. Ky akt ka rëndësi sepse i hap rrugë nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit. Prej kohësh pala e Sali Berishës akuzonte kryeministrin Rama se nën ndikimin e tij, gjykata e Lartë po e zvarriste zbardhjen e vendimit të saj.

Çfarë thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë

Së pari ajo kërkon nga Apeli që të përcaktonte qartë nëse mund të cilësohej “palë” grupimi i Lulzim Bashës. “Gjykata e Apelit, përpara se të kalonte në fazën e shqyrtimit të çështjes dhe të merrte në shqyrtim vendimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor, duhet t’i kishte dhënë përgjigje faktit nëse, vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, a mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi, nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në shkallë të parë” – citon Gjykata e Lartë.

“Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se, kërkesa për heqje dorë nga funksioni i Kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike.

Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Vlen të theksohet fakti se, në gjykimin e iniciuar në shkallë të parë është pretenduar regjistrimi i akteve të nxjerra nga Kuvendi Kombëtar i PDSH në datën 11.12.2021, gjykim i cili është iniciuar me kërkesë të Komisonit të Rithemelimit. Ndërsa ankimi në gjykatën e apelit, është paraqitur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, përfaqësues më autorizimin e lëshuar nga Kryetari i PDSH z.Lulzim Basha.

Nga faktet e pranuara në gjykim, nuk rezulton që pala që ka ushtruar ankimin ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë të ketë paraqitur para kësaj të fundit, ndonjë kërkesë me të cilin të ketë kërkuar që të ndërhyjë në këtë proces gjyqësor, ose të ketë paraqitur një padi themeli, me të cilin të pretendohej deklarimi i pavlefshëm i mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të datës 11.12.2021, si dhe të vendimeve të dala nga mbledhja e këtij kuvendi” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Kolegji vlerëson se, në arritjen e konkluzionit se kush është organi kompetent që përfaqëson në këtë rast PDSH, gjykata e apelit nuk duhet ta kufizonte dhe ngushtonte shqyrtimin gjyqësor, duke vlerësuar faktin nëse dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha është kryer në formën shkresore dhe a ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike.

Për të pasur një gjykim të drejtë dhe të gjithëanshëm të çështjes, si dhe për të kuptuar drejtë natyrën e këtij gjykimi, Gjykata e Apelit duhet të merrte në shqyrtim dhe të analizonte nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë: (i) aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS për aq sa ato mund të konsiderohen se ndikojnë në mosmarrëveshjen objekt shyqrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili është gjykatë dhe vendimet e dhëna prej tij janë vendime gjyqësore të formës së prerë.

Vetëm pasi të merren në analizë të gjitha faktet dhe provat e nevojshme të administruara në dosje, gjykata do të kishte mundësi për të konkluduar definitivisht se kush është organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, i cili është subjekti juridik që tërheq të drejtat në këtë gjykim” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Paragrafi i fundit i vendimit te gjykates se larte eshte shume interesant . Sipas ketij vendimi

    eshte gjykata qe do te konkludonte definitivisht se kush eshte organi qe perfaqeson juridikisht

    tek te tretet PDSH-ne. Pra sipas vendimit te gjykates se larte te nje vendi gjoja demokratik dhe anetar

    te Natos, nuk jane anetaret e PDSH-se qe me voten e vullnetin e tyre te lire percaktojne se

    kush eshte organi qe perfaqeson juridikisht partine e tyre tek te tretet por jane tre gjyqetar te

    gjykates se apelit, ose thene ndryshe tjeter eshte organi drejtues qe zgjedhin anetaresia dhe tjeter

    eshte organi qe cakton gjykata kesaj anetaresie. Pra trupit te anetaresise do ti caktoje gjykata

    nje koke sipas kokes se saj. Nje aresyetim te tille vetem nje gjykate e nje vendi me gjykate te

    varur plotesisht nga qeveria mund te beje. Kjo sperdredhje e aryetimeve gjoja ligjore per te arritur

    ne nje konkluzion kaq absurd nuk ka ardhur nga mos dija profesionale por nga bindja e verber ndaj

    partise-shtet per te defaktorizuar opoziten. Ky eshte je turp i drejtesise. As studentet e vitit te

    pare te juridikut nuk do kishin arritur ne nje konkluzion te tille kaq irracional.

    1. Cili vendim mund të konsiderohet më i vlefshëm për drejtësinë, një vendim që jepet vetëm nga një gjykatës në konflikt interesi si Shikriu, apo një trupë gjykuese me tre gjyqtarë ?
      Kjo përsa i takon normave juridike.
      Tani le ta komentojmë në aspektin politik..
      Lideri “themelues” i Partisë Demokratike, profesor doktor Berisha ( e futa në thojza fjalën themelues, pasi nuk është ai personi i vetëm që themeloi PD), pasi u shpall non grata nga perëndimi drejtë të cilit do të shkonte demokracia shqiptare, i hapi luftë atij me moton :
      “Unë jam Sali Berisha o budallej”
      Jam edhe unë me bindjen e plotë që më shumë se Z.Berisha, shpalljen non grata nga perëndimi e ka merituar gjithnjë Edi Rama.
      Janë këto 11 vite të qeverisjes së tij që Shqipëria ka arritur rekordet botërore të korrupsionit e kriminalitetit të trafikut të drogës.
      Ndërkaq nuk ka sepse ta kalojmë me naivitet faktin se edhe në demokracinë perëndimore, ka pasur gjithmonë ndeshje të ideollogjive politike të partive të majta me ato të djathta e kjo është pasqyruar edhe në politikën primitive shqiptare.
      A ka qenë e ësjtë Z.Berisha një politikan me një formim të plotë të ideollogjisë së djathtë ?
      Angazhimi i tij për mbi dy dekada në ish Partinë e punës, ndonëse në pozicione asnjëherë vendimmarëse, sado , sado ka ndikuar tek ai në rrënjosjen e elementëve të ideollogjisë së majtë apo qoftë edhe në mungesën e njohurive të ekonomisë së tregut të lirë kapitalist.
      Dy gabimet e tij më të rënda si pasojë e këtij formimi, ishin “reforma agrare” me rindarjen e tokave me ligjin famëkeq të Ramizit 7501 e konsiderimi i firmave piramidale si elementët e parë të bankave private e që në fakt ishte një projekt diskretitues për kapitalizmin nga nëntoka enveriste.
      Kurse Edi Rama është një personazh politik tepër kompleks që ndonëse vjen nga një familje komuniste, nuk ka në kokë asnjë princip të së majtës apo të djathtës, po luan më këto ideollogji vetëm si një aktor i talentuar duke u paraqitur në Shqipëri si një i majtë i vendosur e në politikën e jashtëme si idhtar i demokracisë perëndimore.
      Në fakt Rama mund të cilësohet si një politikan liberal anarshist në retorikë, e lider me tendenca të theksuara autoritariste deri harbute.
      Jo më Shqipërisë, por edhe Europës nuk besoj se do ti vijë në politikë një ekzemplar i tillë kontravers si Rama që kalon nga nudizmi, në poturet orientale, nga gjuha arkaike , primitive deri banale e rrugës, në ligjëratat fillozofike të aktruara me mjeshtëri

  2. Edi Rama e ka gjete nifar kodi interesant te komunikimit me akteret kryesor boteror, duke e shnderru Shqiperine per here te pare ne njefar kryeqendre rajonale.
    Edi Rama eshte i vetmi njeri ne bote qe ka raporte te mira edhe me familjen Soros edhe me familjen Trump. Kjo eshte per liber te Ginisit. Kjo eshte shkathtesi e madhe. Ne Amerike keto dy familje myten me njana tjetren, kurse ne Shqiperi e kane mikun e perbashket. Te dyja keto familje jane me ndikim te jashtezakonshem.

    1. Ka gjetur kodin epidhit te Sateme dhe ka krijuar kryeqendren e Shitjes se Shqiperisese Shpopulluar nga Shqiptaret. Ik se ta shkerdheva rracen ty bythwir mavi I LGBT SORROSIANE

    2. Ka gjetur kodin e shitjes se bythes tate tek keto familje.
      Ty mesa duket te pelqenka ta perdorin bythen te tjeret…
      Suksese ne jete!

  3. Edi Biseksualit Ka gjetur kodin e pidhit te Sateme dhe ka krijuar kryeqendren e Shitjes se teojeve te Shqiperise se Shpopulluar nga Shqiptaret. Ik se ta shkerdheva rracen ty bythqir mavi I LGBT SORROSIANE

  4. Po si menjëherë sa u ra dakord për normalizimin e jetës në parlament dhe që Rama pranoi të bashkëpunojë me Rithemelimin GjL nxorri vendimin e plotë!!!
    E thuaj pastaj që nuk janë të varur nga ai!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *