• |
ide | kryesore

Protesta/ Berisha: Të premten të flakim kalbësirën e bashkisë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e tjera”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar, dy ditë para protestës së thirrur nga opozita para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar largimin e Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut.

“Duhet të shpëtojnë Shqipërinë. Kjo nuk bëhet pa sakrifica. Kjo nuk bëhet pa zemërim. Kjo nuk bëhet pa betejë pa kthim. Ndaj dhe ta flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e tjera. Të presim nga vetja jonë, të pyesim veten tonë, të marrim përgjegjësitë tona, të besojmë tek vetja jonë. Të gatshëm për sakrifica”, tha Berisha.

Berisha kujtoi deklaratwn e njw gazetari gjerman qw tha se Edi Rama wshtw kryeministri mw i mirw qw ka pasur ndonjwherw Serbia qw nga koha e Pashiqit dhe e falenderoi publikisht atw.

“A keni degjuar njeri t’i thotë Edi Ramës se ti je Çubrilloviçi i shqiptarëve? E ka bërë vetëm një gazetar gjerman, që i tha Pashiqi shqiptar dhe i jam mirënjohës pafundësisht. Çfarë duhet të presim ne më? Koha po kalon, ndaj dhe të premten të gjithë së bashku të pastrojmë bashkinë nga hajdutët 100 përqind” u shpreh Berisha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *