• |
ide | kryesore

Berisha heq paralelen: Edi dhe Balluku, si Enveri dhe Beqiri (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Lideri i opozitës, Sali Berisha shprehet se Edi Rama dhe Belinda Balluku përdorën modelin e vjetër e të shpëlarë si Enver Hoxha dhe Beqir Balluku pak muaj më parë për të njoftuar suksesin imagjinar të “Shell” në Shpirag.

“Në verën që kaloi Rama dhe Balluku, njëlloj si Enveri dhe Beqiri dekada më parë dhanë Sihariq mashtrimin e tyre të madh për shqiptaret: atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur” – shkroi Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri deklaroi se Edi Rama dhe Belinda Balluku mashtrojnë dhe përçmojnë qytetarët sot njëlloj si paraardhësit e tyre 50 vite më parë.

“Këto deklarata të Edit dhe Belindës, të modelit Sihariq mashtrimit të Hoxhës dhe Ballukut për lugën e artë të socializmit, për çlirimin e dytë të vendit me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit për lumturinë e 5 vjeçarëve etj.etj. i mori lumi. Ato dëshmojne jo vetëm injorancën e tyre si qeveritar që nuk mund të bëhen kurrë zëdhënës mashtrues të kompanive private, por prirjen e tyre të lindur për të mashtruar dhe përçmuar qytetarët për brezat e sotëm dhe ata që vijnë njëlloj si parardhësit e tyre gjysëm shekulli më parë” – reagoi Berisha, pas lajmit se kompania “Shell” do të tërhiqet nga Shpiragu, çka nënkupton se suksesi i ëndërrave që Edi Rama shiti në verën e vitit 2023 është pothuajse i pamundur.



3 Comments

  1. Obo boo
    Me kete paralele qe ka heq Berisha.
    U trondit regjimi i Rames.
    Nga neser pritet dorheqia e kryeministrit.
    Dhe marja e qeveris prej demokratve pa zgjedhje fare.
    Ike Ram ike.
    Te futi saliu ne vrim te miut.
    Kursr saliu do behet kryeminster tani. E do takoj gjith liderat boteror.
    Ndersa amerikanet do i kerkojn falje ne gjunj.
    Heeee eshte sali berisha ai oooo te zgjuar🤭

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *