• |
ide | kryesore

21 janari shkon në SPAK, Rama thotë se është krenar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që tragjedia e 21 janarit 2011, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Duke theksuar se vendimi kthen shpresën tek shqiptarët, Rama thotë se ndihet krenar që Partia Socialiste dha kontribut në shembjen e pallatit të vjetër të drejtësisë përmes reformës në këtë sektor.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë.

Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë.

Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët.



5 Comments

  1. Ti je krenar se i hodhe vete te virteshin per iteresat e tua, e tani qe e ke drejtesine ne dore thua qe jam hajdut krenar! OK?

  2. Mjere familjaret e viktimave, sot Rama beri perseri pakt me Berishen dhe me ata mjerane tallet me llogje krenarie.

  3. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  4. Krenar që i çoi për t’i vrarë e që vinte në pushtet për të risjellë diktaturën!!
    Nuk e di se si familjarët e të ndjerëve konsiderojnë akoma këtë palaço e të pranojnë diktaturën e tij!!!
    Pastaj Aspaku nuk e ka pranuar më parë duke refuzuar kërkesën e ministrit të drejtësisë për mos kompetencë!! E tani si do veprojë!!! Drejtësi rilindase hesapi!!
    Ça ka bërë para e çdo bëjë tani!!!

  5. Eshte krenar se nje nga familjaret e shtyu perpara proçesin e 21 janarit se te ishte per kryekrenarin e rilindasve do te mjaftonin vetem parat e shtetit si demshperblim dhe karajfilat . Por te presim e te shikojme dikush e organizoi dhe dikush e financoi ate proteste te dhunshme shpresojm ti identifikoj spaku por edhe ata qe urdheruan r qelluan per te vrare shpresojm ti identifikoj spaku…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *