• |
ide | kryesore

Rama e paralajmëroi/ Berisha-Basha hetohen për 21 Janarin e 13 viteve më parë

Arkiva, Kryesore, Lajme
edi rama 21 janari



Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreu i gardës, Ndrea Prendi mund të jenë subjekt i hetimit të SPAK për vrasjen e Aleks Nikës, protestuesit që u vra 13 vite më parë në protestën e 21 Janarit. Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë që rrëzoi vendimet e mëparshmë të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Prokurorët e SPAK e kishin refuzuar dosjen me pretendimin se nuk ka prova që të çojnë tek Berisha, Basha apo Prendi si ish-funksionarët që do të duhet të hetoheshin nga SPAK me dyshimet se dhanë urdhër për vrasjen.

Dosja është aktualisht në prokurorinë e Tiranës, por kryeministri Edi Rama dhe familjarët e Aleks Nikës kanë pretenduar se kjo nuk është e drejtë, sepse më së pari duhet hetuar ai që e quajnë “zinxhiri komandues”.

Edhe në seancën e sotme, prokurori Alfred Shehu i tha trupës gjykuese se gjatë hetimit “nuk kanë dalë subjekte të posaçme”, ç’ka do të thotë se nuk ka prova se urdhri për vrasjen u dha nga ish-kryeministri, ish-ministri i brendshëm, apo ish-shefi i gardës. Por trupa e gjykuese këmbënguli që SPAK të kryejë verifikime para së të dalë në konkluzione.

Lexo edhe: Akuzat e Ramës për 21 janarin/ Ç’tregon justifikimi i prokurorisë

Lexo edhe: Drejtësia e re/ Kreu i Gjykatës së Lartë përqafuar me socialistët e Vlorës

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj i tha prokurorit se “S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë”, ndërsa anëtari tjetër, Ilir Panda pyeti direkt prokurorin nëse janë bërë hetime në lidhje me “zinxhirin drejtues”.

Familjarët e Aleks Nikës u shfaqën entuziastë për vendimin. E veja e protestuesit të vrarë Rajmonda Nika tha se e priste vendimin. Ajo e konsideroi atë një formë shpërblimi për gjithçka kishte kaluar deri tani. “Ne kemi kallëzuar në këtë çështje të gjithë zinxhirin nisur nga Sali Berisha”,-tha Rajmonda Nika.

Nika tha se do të dorëzojë në SPAK një regjistrim të komunikimit të gardistëve në 21 janar, për të cilin familjarët pretendojnë se mund të çojë në marrjen në hetim të zyrtarëve që urdhëruan vrasjet. Familjarët e Aleks Nikës janë të vetmit që nuk kanë pranuar dëmshpërblim nga qeveria për vrasjen e të afërmit të tyre me shpresën se do të kenë drejtësi.

Vendimi që detyron SPAK të  hetojë Berishën dhe Bashën është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili këmbënguli në hetimin e një urdhri, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e quajti vrasjen e Aleks Nikës një krim shtetëror.

Rama kërkoi menjëherë hetimin e “zinxhirit komandues” duke nënkuptuar kundërshtarët e tij politikë. Socialistët dërguan disa kallëzime në SPAK nëpërmjet familjarëve të Aleks Nikës, por këto u refuzuan nga SPAK.

Në një letër që kreu i SPAK, Altin Dumani u dërgoi familjarëve të Aleks Nikës ai shprehej se nuk kishte ende prova që të përfshinin ish-drejtuesit e institucioneve në urdhërimin e vrasjeve.

Gjatë ceremonisë së fundit të përkujtimit të të vrarëve të 21 Janarit, kryeministri Edi Rama e quajti prokurorinë e Tiranës “pa shtyllë kurrizore” duke ngulur këmbë në kërkesën për hetime nga SPAK.

Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kaloj për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës” u shpreh Rama.

Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë në 21 janar dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi. I ndjeri është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për vrasjen e Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreun e gardës Ndrea Prendi me vetëm 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite e pak muaj, ndërsa për Nikën nuk ka ende asnjë autor./Lapsi.al



17 Comments

  1. Po sikur SPAK i përforcuar me oficerë të përgatitur në SHBA, të zbulojë që të ndjerin Nika e ka vrarë gardisti i zjarrit Agron Malaj që Rama e shpërbleu duke e bërë kryetar bashkie në Mat, sëbashku me Berishën e Bashën të arrestojë edhe anën e majtë të zinxhirit, Ramën, si do të bëjë Shqipëria pa kryeministër ?

    1. kar hap syte! Ky gardist ka qene thjeshte nje ushtar qe ka zbatuar urdherat e ka ngrene burg kot. Burgun duhet ta benin ata qe kan urdheruar vrasjet, urdheruar te shtihet mbi turme, ata qe shkaterruar serverin qe te zhduket cdo gjurme e krimit te tyre. Mendo qe nje gardist i thjeshte vajti e zevendesoi serverin????? Mire qe je kar po je dhe me zile

      1. Kaq ushtar i thjeshte ishte sa u be kryetar qarku i ps-se dhe kryetar bashkije sapo erdhi ps ja ne pushtet. Vazhdoni mbani karin ne goje dhe tundni zilet e te gjatit sa her ju kurdisin.

  2. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat

      1. Rama eshte hetuar e madje u mblodh dhe nje komision hetimor qe u mor me Ramen, Presidentin e Republikes Topin dhe Kryprokuroren Ina Rama. Po me duket ske qene ketu e do kesh qene ne emigracion e sdi gje

    1. 21 janarin duhet ta hetojnë njësoj si 6 janari në kapitol në Amerikë ! Meqë kemi drejtësi amerikane ! Atje jan futur në burg dhe dënuar vetëm ata që sulmuan institucionin e rëndësisë së veçantë , sulmuan rendin kushtetues ! Po akuzohet se i frymëzoi dhe pres. Trump ! Edhe pse Trump nuk ishte aty , po mbante fjalim nja dy klm larg ! Meqë ne kemi “drejtësine e re “ duhet të hetoj pikërisht ata që sulmuan institucionin e rëndësisë së veçant ! Duhet të hetoj pikërisht atë që grumbulloi , drejtoi , pagoi , dhe sqaroi dit përpara nëpër tel , strategjinë se si do vriteshin ! Imagjinoni që për një 700 mij euro të Ilir Metës u bë 21 janari ! Mendoni sa 21 janar duheshin organizuar me këto vjedhje miljarda euro që po vjedh ky drogaxhi !

  3. komentues i ores 18.25. Edhe sikur SPAK te zbuloje pertej cdo dyshimi ate qe thua ti, nuk ka

    shanse ta arrestoje perdrisa eshte me Ramen. Per ata nuk ka piken e rendesise se kush e si

    i vrau por rendesi ka goditja e Berishes dhe dhe opozites qe Rama te qendroje sa me gjate ne

    pushtet.

  4. Jeni vetem kafshe, hajvane, idiote dhe me keq akoma. Jane vrare njerez jo insekte. Akoma vazhdoni me Malajn kur te gjithe e dine qe urdhrin e dha vetem komunisti Berisha.

    1. Në pidh të somës ju qoftë atyre të katërtve, u shkofshi edhe ju nga pas!

      Debilat atë fund meritojnë!

  5. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  6. Shpresojme qe tashme te kemi nje hetim te plote, shterues e paanshem te vrasjeve politiko-shteterore te 21 Janarit 2011.

    Gjasat jane shume te pakta, kuptohet.

    SPAK shpalli moskompetencen pasi nuk donte te perzihej ne nje hetim qe do te nxise tension politik e me keq, do te implikoje “miq e shoke”. Per me teper pothuaj gjithe prokuroret e sotem ishin edhe dje ne PKR.

    Hetimi nuk do perfshije vetem z. Berisha, sic kane “frike” te tijet. Por edhe z. Basha e ministra e deputete te tjere te kohes “aktore” me rendesi si Imami, Halimi, apo Gumi e Sollaku.
    Por edhe zyrtaret e policise si Burgaj e sidomos me servili Voci. Apo drejtori i policise Tirane. Ne fakt, SHKB ne ate kohe, vec SHISH, per tu habitur, beri nje raport profesional ku e nxjerr policine pergjegjese e te paafte. Askush nuk e permend ate raport.

    Por, hetimi do perfshije edhe ish presidentin, ish prokurore e opgj si Malaj apo Cela qe ka shaluar Lezhen sot e qe hetonin me porosi te selise se PS sesa ligjit. E me tutje, kreun e opozites ate kohe z. Rama, me gjithe “sberbimin sekret partiak” si kreun e sindikates mafioze australiane Doshi, kreun e “operacionit” te sigurise Sterkaj e dyzine deputet-kriminele si Ndokaj apo Frrokaj. Qe ne bashkepunim dhe drejtim te “kryetarit”, rekrutuan te ndjerin Prifti per shantazh, rekrutuan bandite e gangestere, i trainuan, instruktuan dhe drejtuan per akte te renda dhune kunder organeve policore e sigurise ne menyre per te provokuar, deri vrasje, sic ndodhi. Me qellim, ndarjen e Metes nga koalicioni dhe bashkimin me Ramen e fitoren ne zgjeshjet e ardhme, si ndodhi.

    E ndoshta do nxjerre zbuluar edhe ndrikullen Klinton apo emisaret e saj besnike sorosian ne Tirane.

    Ja pra, kete donte te evitonte, dhe do perpiqet te evitoje SPAK.

    Ndersa presim pa droje instrumentalizimin e SPAK kunder “aemikut” te kllases se Rames, mbetemi me nke fike shprese per te mbeshtetur nje hetim penal ligjor, te paanshem dhe te thelle e gjithperfshires!

    Te shohim.

    1. Faleminderit Marks për këtë koment!

      Por debilat rilindas edhe pse edvini organizoi 21 janarin dhe u ka qi nonën, akoma besojnë se fajin e ka Saliu!

  7. Kjo është gazeta apo portali më anti-Shqiptarë në Ballkan ndoshta. Kjo gazetë mbron Belerin dhe poston pa fund artikuj nga gazeta nacionaliste Greke, të përkthyera fjalë për fjalë në gjithë shëmtinë e tyre, rracizmin e tyre të sëmurë kundër Shqiptarëve dhe është pro tyre.

    Dhe në këtë rast, nuk pranom as hetimin e nje kryeministri kriminel që ka derdhur gjak Shqiptarësh në bulevardin kryesor të Shqipërise, nën vëzhgimin e mijërave kamerave nga gjithë bota, dhe një kryeministër që ka deklaruar në televizor publik që do të kishte vrarë me dorën e vet edhe kryetarin e opozitës me snajper po të ishte nevoja. Nuk ka asgjë më skandal, më të poshtër, më të tmerrshme se kjo. Dhe Lapsi e mbron.

  8. Ore, mbete po aty ku nga ke lindur,MALOK, por ama nga truri, botkuptimi, ligji.llogjika jote, thjeshte, dikush vje te sulmo shtepine, me hunj, zjarr, gure e me makine, e ti u thokerke bujrum, por mos harro se ajo ishte institucin i lartr i shtetit, e me vrullin rrebelor te frymezuar nji nate me pare nga Rama, Ngjela,me grupe te frymezuar vandalesh, thane,,,, qe edhe mbi kufoma do shkelim, Berishen do e rrezojme, Per kete, keni shembujt e komenteve te me siperm.Andaj, cdo vandalizem ndaj institucioneve denohet.Per sqarim, pse Rama i yshti, e nuk i drejtoi protestuesit sipas rregullit organizator, por vuri ne balle gango, hajdute, gangstere qe te vepronin si vandale, kriminele, e pushtetin ta merrte si ne traditen e rraces se tije.Dhe efektet, i mori nga bandat, e qelbesirat qe e sollen ne pushtet, si shume MALOKE,, e patronazhiste kodoshe, sot, ja ku jane, ja ckane vjedhur, ja ckane korruptuar, ja si mbushen vendin me droge, ja si shiten, keta tradhare,,,,,ja pra, kush jane bijet e kurvit qe na drejtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *