• |
ide | kryesore

Seanca për ’21 Janarin’, xhaxhai dhe e veja e Aleks Nikës futen në Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Nis seanca në Gjykatën e Lartë për dosjen e “21 janarit”. Të pranishëm në sallë do të jenë edhe familjarët e të ndjerit Aleks Nika, të cilët janë kapur nga mediat e pranishme duke u futur në sallë. Të pranishëm në seancën e sotme duket se do të jenë xhaxhai dhe e shoqja e të ndjerit. Në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese të vendosë nëse çështja do të kalojë për hetim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo në Prokuorinë e Tiranës.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet sot në orën 13:00 me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Vetëm një ditë më parë familjarët e të ndjerit Aleks Nika i kanë paraqitur një letër Gjykatë së Lartë. Bashkëshorjta dhe familjarët në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë kërkojnë të kryhen hetime nga SPAK për përmbajtjen e një kasete që posedojnë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *