• |
ide | kryesore

Trajneri e hoqi nga Atalanta, Gomez fjalë dashurie: “Bergamo në zemër. Dua shumë edhe Gasperinin”

-Instant, Sport



“Jam i trishtuar dhe gjithashtu i lumtur. Do të bëja gjithçka që bëra që nga dita e parë në Bergamo, kemi bërë historinë e këtij klubi që tani është në majën e Evropës”. Këto janë fjalët e lamtumirës nga Atalanta të Papu Gomez para se të nisej për në Sevilje me një fluturim privat. “Do të më mungojnë shumë tifozët – vazhdoi ai – Bergamo është në zemrën time, është qyteti im. Do rishihemi së shpejti, me siguri. Unë kam biseduar tashmë me Percassi dhe ata e dinë se çfarë mendoj. Unë i dua të gjithë Sigurisht, edhe Gasperinin”.

Pasi ka kontribuar për të sjellë Atalantën lart si në Itali ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Gomez rinis nga Liga spanjolle dhe transferohet tek Sevilla, e cila do t’i paguajë klubit bergamask 7.5 milion euro mes pjesës fikse dhe bonuseve.

Për lojtarin, kontratë deri në vitin 2024 me 3 milion euro në sezon. Papu i thotë lamtumirë ekipit zikaltër pas më shumë se gjashtë vitesh, me 252 paraqitje dhe 59 gola. “Të largohem nga ky vend pas kaq shumë vitesh, nga ky qytet … janë ndjesi të çuditshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *