• |
ide | kryesore

Manastirliu: Rritja e rasteve të reja mund të lidhet me variantet e COVID-19 që kanë hyrë në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në konferencën me gazetarët, ku në fokus ishte Shëndetësia, se ka sinjale nga laboratorët tanë për ardhjen e varianteve të reja të Covid në Shqipëri. Po sipas saj, edhe rritja e rasteve me Covid dyshohet se lidhet me variantet e reja të COVID.

“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja”,- tha ajo.

Sipas Manastirliut, incidenca 2 javore është 459 raste për 1 mijë banorë.

“Spitalet janë të zëna në masën 70%, pra kemi kapacitete, nuk janë të mbingarkuara. Esencial mbete zbatimi i masave. Alert i shtuar mbetet zbatim i protokolleve te sigurisë nepër biznese, institucione.

 

 

Javët e para të këtij viti kemi një incidencë të shtuar dhe lidhet me grupmoshat e të rinjve. Mosha mesatare e të prekurve është 47.8 vjeç. Prandaj duhet të rrisim vigjilencën”, tha Manastirliu.


1 Comment

  1. Po cte dhena keni ju, flisni me hamendesime. Cili laborator ben sekuencimin aty qe te vleresoje cvariant qarkullon, po vetem flisni, dilni ne tv dhe asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *