• |
ide | kryesore

Beqaj plas bombën/ I kërkon SPAK hetimin e Ogerta Manastirliut për sterilizimin

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama Beqaj Manastirliu



Tolerancën e SPAK, që e la të lirë ndërsa e heton për korrupsion, Ilir Beqaj e ka shfrytëzuar për të ngritur një alibi që e lehtëson nga pesha e milionave që u keqpërdorën për aferën e sterilizimit.

Detaje të alibisë së tij, Beqaj i zbuloi në oborrin e SPAK, ku lëshoi një bombë, jehona e të cilës duhet të ketë arritur deri në Ranën e Hedhun në Shëngjin, atje ku kryeministri Edi Rama ishte në mbledhje pune, bashkë me ministrat e akomoduar në një nga hotelet e zonës.

Beqaj tha se i kërkoi prokurorëve të SPAK hetimin për sterilizmin, jo vetëm gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demokratike, por dhe më vonë, pasi ai u largua si ministër dhe u zëvëndësua nga Ogerta Manastirliu.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate” u shpreh ish-ministri ndërsa doli nga SPAK.

Mesazhi i Beqajt është i qartë: dy duar për një kokë. Ndaj për të mos patur fatin e shokëve të tjerë të partisë që sot dergjen burgjeve, apo janë arratisur jashtë vendit, Ilir Beqaj ka vendosur të luajë në kundërsulm dhe të kërkojë hetimin se çfarë ndodhi me sterilizimin, edhe pasi ai u largua si Ministër i Shëndetësisë, pra në qeverinë “Rama 2”.

Beqaj është larguar si Ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 dhe u zëvëndësua atëherë nga Ogerta Manastirliu.

Pretendimet e tij synojnë hetimin e ndryshimit të kontratës nga Ogerta Manastirliu në Janar të vitit 2020, kur është shtuar numri i seteve kirurgjikale të parashikuar në kontratë, që ishin 63 mijë copë për një vit.

Asokohe Ogerta Manastirliu e justifikoi ndryshimin e kontratës me nevojën për sete të tjera mbi 63 mijë që do merreshin me 25% ulje, pasi operacionet në një vit shkonin deri në 90 mijë.

“Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh”, deklaroi Manastirliu në Janar të vitit 2020.

Lexo edhe: Sqarimi i gjykatës se përse nuk u arrestua Ilir Beqaj për “shpërdorim detyre”

Lexo edhe: PPP-të në Shëndetësi: Shqiptarët paguajnë miliona euro për shërbime të pakryera

Lexo edhe: Profili/ Ogerta, ministrja surprizë e Ramës

Kërkesa e Ilir Beqajt në SPAK ka të bëjë pikërisht me këtë ndërhyrje në kontratë, që sipas ka ndikuar në shtimin e kostove në buxhetin e shtetit dhe për të cilat ai nuk pranon të mbajë fajësinë.

Me kërkesën për zgjerimin e hetimeve, Beqaj refuzon të shkojë drejt burgut siç bënë socialistët e tjerë ndaj kërkesa për SPAK është hetimi i qeverisë “Rama 2”.

Ogerta Manastirliu qëndroi në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për 6 vjet dhe u larguar në shtator të vitit 2023 kur u emërua ministre e Arsimit. Ajo është një nga bashkëpuntoret më të hershme të Edi Ramës që nga koha kur ky mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Nëse Manastirliu do të merrej nën hetim, ashtu siç ka kërkuar Ilir Beqaj, ajo do të ishte ministrja e parë në detyrë që hetohej nga Prokuroria Speciale. Përpjekjet e Ilir Beqajt për ta çuar SPAK drejt hetimit të Manastirliut janë të hershme, por deri tani nuk ka reflektim nga Edi Rama, që e ka bërë të qartë se do t’i lëshojë bashkëpuntorët, nëse këta kanë probleme me drejtësinë, duke i shkarkuar paraprakisht nga detyra.

Në vend se të lëshohet Manastirliu, për Beqajn këto ditë erdhi një goditje tjetër që ishte hapja e dosjes së restorantit “Gzona”, ku miku i tij i vjetër, Ermal Kurtulaj nxirrte fatura fiktive për të justifikuar paratë kesh. Por edhe pas daljes së kësaj dosjeje, Beqaj nuk është tërhequr.

Deri tani, Ilir Beqaj mund ta konsiderojë veten të favorizuar edhe në raport me të akuzuarit e tjerë në të njëjtën dosje të aferës së “sterilizimit”, si zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj që sot po mbahen në burg ndërsa hetohen nga SPAK.

Beqaj është ish-ministri i dytë që del kundër Edi Ramës për aferat e korrupsionit dhe nuk pranon të bëhet kokë turku. Para tij, ishte Arben Ahmetaj që refuzoi të mbante mbi supe burgun për inceneratorët dhe u arratis nga vendi duke lënë pas shprehjen “mbreti nuk jam unë”./Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/11/23/investigimi-sa-shtrenjte-po-e-paguajme-kontraten-ppp-te-sterilizimit-ne-spitale/



18 Comments

  1. Ish drejtoresha e Bankës: Si e shpëtuam Fatos Nanon, nga atentati në 1992-shin, në Tropojë! Berisha organizoi bandat…!

  2. Perfitimet e Manastirliut nga sterilizimi jane therrime krahasuar me cfare ka vjedhur ajo ne Ministrine e Shendetesise. Ka blere respiratore, pajisje dhe mjete te tjera ne kohen e kovidit me trefishin e cmimit. Dosja eshte ne prokurori dhe nuk hetohet me urdher te Rames.

    1. Po po pirdh pirdh se leroesh.
      Nje nga rastet e respiratoreve e di une nga burime te brenshme. Te them me siguri apsolute qe nuk jane blere me trefishin e cmimit. Ashtu ishte koha atehere dhe cmimi i respiratoreve shkoi kacafiu, plus qe kishte dhe probleme te tjera si psh. posta e cila vononte deri ne 1-2 muaj nderkoh qe me pare vinte per 3-4 dite, furnitoret kishin probleme dhe nuk respektonin afatet e kontrates, dogana bllokonte mallin etj etj… Shumica e kompanive qe fituan tenderat e respiratoreve kane dal me humbje me to.
      Korrupsionin Ministria e ka bere ne vende te tjera, psh. a e di ti qe inkubatoret e bebeve jane marre nga Koreja e Veriut! Kur i pashe nuk i besova syve

      1. Po ti do te mbulosh mutin me shurre o ripjerdhes hajdut paske qene dhe ti pjestar ne vjedhje jo furnitoret jo dogana kane vjedhur te gjithe qeveria e Shokut Borat Rama ,Beqja tani do ta heqi nga vetje dhe tja fusi te tjereve hiqja Lenes dhe veja Prenes megjithese Hajdute e pa pame eshte dhe Manastirliu ça kane qene ne Bashki kur ishte Borati i futi te gjithe ne Qeveri per te vjedhurse e njef Hajduti Hajdutin se keto ecin me parrullen komuniste kap ça te kapesh

  3. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

    1. Do hanë njeri tjetrin!! Filloi lufta e brendshme. Kush t’ja futi më shumë tjetrit!!! E kanë ne gen. Kështu është kur mania e nepsi per të bërë punë të keqia të bën të hash njeri tjetrin. Dhe nuk e kanë menduar që e keqja e ka një fund dhe duan të shpëtojnë duke akuzuar të tjerët. Dhe Rama do me ja futë të tjerëve por do t’i vijë radha dhe atij. Amerika është gati. Apo jo patronazhist përsëritës e i sëmurë 08:28!!

    2. Mor kar i ores 08: 28 ky shkrim thote per Ilir Beqjen ti shkru per qeverine e Sali Berishesne vitin 2008- 2009 e ti Loqe flet oer korrupsionin e Gerdecit,rruges e te tjera karelliqe po ti nxjerrin nje dokument e ta akuzojne ne qofte se kane fakte dhe nje nder to eshte dhe dokumeti jot si llazore rrugesh.Ndersa kane vjedhur te gjithe qeveria e Shokut Borat Rama ,Beqja tani do ta heqi nga vetje dhe tja fusi te tjereve hiqja Lenes dhe veja Prenes megjithese Hajdute e pa pame eshte dhe Manastirliu ça kane qene ne Bashki kur ishte Borati i futi te gjithe ne Qeveri per te vjedhurse e njef Hajduti Hajdutin se keto ecin me parrullen komuniste kap ça te kapesh

  4. Per cfare lufte te brendeshme po flet o Gim ? Ky eshte teater i SPAK me regji te KM per ti hedhur

    hi syve publikut dhe nderkombetarve. Jane te gjithe hajdute nga i pari tek i fundit, iken nje hajdut

    dhe zevendesohet me nje tjeter hajdut sepse u duhet te shperndajne hajdutllekun brenda tyre qe

    te pasurohen te gjithe dhe te mos kete hatermbetje brenda bandes rilindase. Prova e zjarrit per

    drejtesine do ishte nese u sekuestrohen pasurite dhe parate e vjedhura dhe u kthehen popullit, psh

    nese nga sekuetrimi dhe shitja arketohen 2 milion euro dhe te gjithe pensionisteve ne muajin

    pasardhes u jepen nga 3 euro plus. Une nuk do te isha dakort qe te futen ne burg per korrupsion

    mjafton tu sekuestrohen pasurite dhe parate, tu hiqet e drejta te marrin funksione publike, te

    justifikojne parate per te pakten 20 vitet e ardhshme .

  5. Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën.

    Për këtë arsye, thotë avokati, Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Dy Gimi ne kometet ketu lart morrat e kuq te salihut,o cecen gimi tani eshte koha e arte e zberthimit 30 vjecar te mbreterimit te klanit famekeq Trusti i Geshtenjave i udhehequr nga serbi salih karaxhic berisha,por vitet e fundit eshte zevendesuar nga Trusti i Boronicave,zberthimi sa ka filluar o cecen i kuq gimi,salihu do te ngordhe ne ballkon nga duke vrare veten,ju ku do hani byrek pas ngordhjes se salihut serb.tani do te dalin te gjitha vjedhjet qe salihu ka bere merre shtruar se spak nuk punon si drejtesia e plepave me gjokutajn ne krye,spak ta nxjerr shpirtin nga bytha o morr i kuq i salihut blukuq

    1. Ti na çave karin rremzi hoxha rremzi hoxha vafsh dhe ti te rremziu se nuk di të debatosh per aktualitet ,ne po e shohim se ujku i gjatë bashke me dhelpra binjake ka kafshuar popullin në gurmaz po rrjedh gjak kurse ti po na thua ja ku eshtë gjurma mos harro ke bere 21 janar per vizion prifti – meta per shtatëqind mij euro kurse vjedhjet e ministrave drejtorve dhe kretarve te bashkisë i kalojnë shifrat e1, 5 moliard euro

    2. Te qifte Saliu mu ne Byyyyyth or zorraxhi ripjerdhes ik tani dhe blej na nje sufllaqe , me serb se Borat Rama nuk ka se java ka 7 dite dhe Borati diten e 8 e ke ke sivellau i tij Vuçiqi merr dhe jep eksperience per zgjedhjet e per çdo gje kundra Kosoves

  6. Më bëri përshtypje deri para 4 ditësh, komunikimi ishte gjithë kokën sipër dhe shihnin Berishën a thua se është Mesia. Në gjithë besimet fetare gjithë ikonat i kanë sytë drejt zotit, sot i kanë të gjithë kokën poshtë. Ata që janë poshtë nuk sheh asnjë lart. Sepse sot filloi debati i madh. Kur ky flet me ata, i bie që komunikon me ta apo ky flet me vete. Këta njerëz e ndërprenë këtë pjesën e komunikimit? Ky mekanizëm fizik i kontaktit sy më sy interpretohet si komunikim në jurisprudencë. Nga sot nuk do kemi më kontakt sy më sy”-O PallKari Qytetar per ju cecene maloke vrasjet qe salihu ka bere jane normale por harroni qe salihu ka vjedhur miliarda euro gjate pushtetit te tij,vrasjet e qytetareve jane per ju njelloj me byrek me gjize te shqupi i salihut

  7. Lapsi, organi i famijes non-grata mendon qe Manja, Ahmetaj dhe Manastirliu jane hajdute dhe kane vjedhur miliona, kurse familja famkeqe non-grata jane te virgjer dhe shenjtore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *