• |
ide | kryesore

Humb jetën e ëma e Klopp, Liverpool përligj sloganin: “You’ll never walk alone”

-Instant, Sport



“You’ll never walk alone. Jurgen”. Kështu Liverpool, duke cituar fjalët e himnit zyrtar të ekipit, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të shoqërisë, ka dashur të shprehë afërsinë me trajnerin gjerman Jurgen Klopp për vdekjen e nënës së tij, që u nda nga jeta në moshën 81 vjeç. Ashtu si bëjnë të ditur gazetat britanike, për shkak të kufizimeve për shkak të emergjencës shëndetësore, për fat të keq trajneri nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Gjermani për të marrë pjesë në varrim: “Kjo do të thoshte gjithçka për mua. Ajo ishte një nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë të fjalës.” Klopp i tha gazetës gjermane Schwarzwaelder Bote. “Si një e krishterë e devotshme, e di që ajo është në një vend më të mirë tani. Fakti që nuk mund të jem në varrim është për shkak të kohërave të tmerrshme, por sapo rrethanat të na lejojnë, do të organizojmë një përkujtimore të denjë, sic i takon asaj.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *