• |
ide | kryesore

Rama: Po të na zinte virusi para 7 vitesh do bëhej qameti

-Instant, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka publikuar pamje nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka shkruar për infrastrukturën e spitaleve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetin social Facebook Rama shkruan se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por ky ndryshim nuk mjafton.

Kreu i qeverisë thotë se duhet të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?…Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave”, shkruan Rama.


13 Comments

  1. Vetem batutat e shpelara te kane ngelur tashme, je thjesht nje hajdut i nginjur qe tallesh me ato dele qe te shkojne pas…

  2. Ate nuk e dime zograf , me ty na zuri , nga ty po e heqim , cdo aludim tjeter eshte hipotetik . Me sikur -e do vazhdosh te mbrosh deshtimin tend spektakolar zotrote.

  3. Edhe shiku Rmver mdndonte te njejten gje per ‘kohen e Zogut’.
    2 qene dhuratat jetike per shqiptaret, shoku Enver i pari dhe poturemadh Rama i diti!

  4. Po pse nuk te duket se eshte bere qameti???
    Apo qamet quhet po te prekesh ti!
    Shifrat jan nder me te lartat ne bote! Mortaliteti po ashtu! Korrupsioni ne mjeksi( duke shfrytezuar situaten) eshte ne kulmin e vet! Ekonomia e falimentuar( bizneset po ushqehen me leket e investimit) Pasojat ne ekonomi do ndihen gjate!
    Menaxhimi i situates ishte vetem per shou( me shume folin politikanet se mjeket)
    Ndihma per qytetaret ishte ZERO!
    Pra,sipas teje z. KM duhet te VDESIM qe ta quajme qamet!
    Qe ne fillim te ketij viti2021 duhet te mbyllje shkollat,tr.publik dhe bar kafet!( ti kaloje ne skemen e perkrahjes ekonomike,por jo me tallje si ne 2020).Te hapje spitalet COVID ne çdo qark!( perqendrimi ne Tirane rriti mundesine e infektimeve dhe uli cilesine e sherbimit).Te ndihmoje çdo te prekur me kovid me nje shume te caktuar!
    Keto masa mbase do ta ulnin pak fuqine e qametit qe po perjetojm!!!
    Keto masa mbase do ta benin

  5. Birusi erdhi tani se po iken ti, o mortje!
    Ç’te bente virusi para 7 vjetesh? Te merrej me ty dhe Beqen?

  6. Per kete pyet beqjen. Me siguri ju do te ishit bere te paprekshem nga virusi.2014-2019 njerzit nuk vdiqen nga virusi por emigruan nga varferia e papunesia.

    1. Shikojme njerezit qe po hidhen nga Ballkoni, shikojme njerezit qe po denoncojne kushtet e “mrekullueshme”..Tullat e kuqe shikoji ti!

      1. Mos i merr me kete shkerdhaten e bodrumeve.shyqyr qe ka gjetur vend pune .pas 25 Prillit rrugeve do lypi ky krimb i kuq.

        1. Ky do lypi si krimb i kuq por asgje nuk do ndryshoje sepse shkerdhata te tjera bodrumesh do ti zene vendin menjehere . Eshte nje cikel qe do vazhdoje derisa te kemi kete sistem kurvash .

  7. Po mor i gjati ine po , bota filloi se ekzistuari ne 2013 . Para saj ishte bujo totale . Faleminderit qe na ndriçove
    me poshtersite e rilindjes , banditizmin e miqeve te tu me te mire , injorancen e drejtuesve te tu , skutherine e elites se rilindjes , servilizmin e vartesvete tu dhe babzine tende , te familjes tende dhe te sektit tend antinjerezor me emrin rilindje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *