• |
ide | kryesore

Sherr në Shkodër, goditet me qytën e pistoletës 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një konflikt i çastit ka përfunduar me një person të plagosur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Parrucë”, pas një konflikti verbal mes dy personave ende të paidentifikuar. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e pistoletës tjetrin duke i shkaktuar plagë.

I plagosuri rreth 30-vjeç është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *