• |
ide | kryesore

Rritet numri i viktimave nga Covid në Kosovë, 6 të vdekur dhe 592 raste në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova ka regjistruar 592 raste me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë konfirmuar gjithashtu edhe gjashtë viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Në deklaratën për shtyp të IKSHPK-së njoftohet se 291 persona janë shëruar ndërsa 9.175 persona vijojnë të jenë prekur nga virusi. Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 72.500 persona të infektuar. Prej tyre 1.640 kanë vdekur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *