• |
ide | kryesore

“Dramatike”/ Meta: As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka reaguar në lidhje me largimin e shqiptarëve duke thënë se pavarësisht masave kufizuese dhe kufijve pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit. Për këtë situatë kreu i shtetit ka bërë fajtore keqqeverisjen.

Meta e ka cilësuar situatën dramatike ndërsa ka shtuar se 25 prilli është një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

“As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë. Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207″, tha Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.



3 Comments

  1. Kjo eshte padyshim pjese e projektit te rilindjes dhe KM-se per nje Shqiperi pa shqiptare.

    25 Prilli eshte dite kushtrimi per cdo njeri qe i thote vetes shqiptar, ta ndalim kete hemoragji

    mos ta leme kete toke qe eshte vaditur me gjak ne duart e atyre qe duan ta boshatisin Shqiperine

    nga shqiptaret e ta kene te teren per vete e ta mbushin me punetore nga vendet e Afrikes e Azise

    dhe me pensionista te Italise e Europes.

    Po te ishte gjalle Pashko vasa do te leshonje edhe ai kushtrimin:

    Kujt i ben zemra m’e e lan’ me deke
    kete fare trimneshe qe sot ash meke?
    kete nane te dashtun a do ta lame
    qe kjo bande ta shkele me kambe
    Nuk,nuk.Kete marre askush s’e do
    Kete faqe te zeze gjithkush e dro
    Conju shqyptare prej gjumit coniu
    te gjithe si vllazen nje bese shterngoniu
    e te gjithe sebashku ta shpetojme Shypnine
    nga ata qe para Atedheut vene partine.

  2. Leje shpopullimin se shpopullim do kete edhe neser se me kete sistem qe kerkoni te beni politike ju nuk ka zgjidhje tjeter. premtoni ndryshime radikale nese kerkoni tju besojne sado pak njerezia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *