• |
ide | kryesore

U tërhoq nga futbolli për sëmundjen e të shoqit, ai e befason pas golit të shënuar

-Instant, Sport



Në jetë ka shumë gjëra që shkojnë përtej cdo profesioni apo pasioni e rasti i futbollistes së kombëtares së Australisë, Rali Dobson, është një nga më sinjifikativët. Dobson, e cila deri sot aktivizohej me skuadrën e Melbourne City, njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 28-vjeçare, për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj. Por pikërisht në ditën me ndjeshmërinë më të madhe, ka ardhur edhe surporiza e bukur.

Arsyeja e largimit nga futbolli, ishte për shkak se bashkëshorti vuante nga sëmundja e kancerit dhe dëshironte t’i qëndronte afër. Në ndeshjen e fundit, para pensionimit nga futbolli, Dobson shënoi gol dhe shkoi që atë ta festonte me partnerin e saj, i cili në momentin kur ajo shkoi aty, u ul në gjunjë, duke i propozuar për martesë dhe duke e bërë të emocionohet së tepërmi. Sigurisht që pas propozimit për martesë, përgjigjia e Dobson ishte “PO”, teksa zbuloi më tej se i kishte kërkoi partnerit të saj dy herë të martoheshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *