• |
ide | kryesore

Masat antiCovid/ Policia vendos numër rekord gjobash për qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka vendosur një numër rekord gjobash në 48 orët e fundit. Nga njoftimi i policisë 1316 qytetarë janë gjobitur me 3000 mijë leke të reja gjatë 48 orëve të fundit në vend, pasi janë konstatuar në shkelje të masave anti-COVID. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Ajo që vihet re është që ka pasur një numër të lartë gjobash që u janë vendosur qytetarëve, ndërkohë që subjeketet politike nuk janë gjobitur.

Gjithashtu 10.000 lekë gjobë kanë marrë katër qytetarë që janë kapur duke lëvizur në këmbë  pas orës 20:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *