• |
ide | kryesore

Fantazi, forcë e krahë agresivë: ja idea e Rejas për të mundur San Marinon

-Instant, F1, Sport



Një modul loje i paralajmëuar nga Elseid Hysaj në konferencën për shtyp e që duhet të zbatohet mbrëmjen e sotme në San Marino, kur Shqipëria të zbresë në fushë. Tekniku i Kombëtares Edy Reja kërkon një zgjidhje më adapte se 3-5-2 për të thyer prapavijat kundërshtare, sidomos kur bëhet fjalë për skuadra modeste si Andorra, apo konkretisht San Marino.

Duke parë mungesat që ka për formacionin, gjërat për italianin thjeshtohen. Për ndeshjen me San Marinon është i pezulluar për shumë kartonësh të verdhë Klaus Gjasula, Kumbulla, Kamberi janë të dëmtuar, Nedim Bajarami nuk ka ende dokumuntacionin që ta lejojë të luajë për kuqezinjtë, ndërsa duhet vlerësuar gjendja e Ledian Memushaj, të dëmtuar në seancën e fundit stërvitore Ardian Ismajli, i cili ka një kontraktim muskulor.

Reja ka mundësinë të bëjë provën e fundit, përpara se të masim forcat në shtator me Hungarinë e Poloninë. Nga deklaratat e italianit të sigurtë janë vetëm Thomas Strakosha në portë e Hysaj kapiten. Shkodrani ka lajmëruar se ndihet më mirë në skemën e re të provuar nga kombëtarja dhe sipas asaj që filtron nga San Marino bëhet fjalë për 3-4-1-2. Linja treshe me Gjimshitin, Ajeti dhe Veseli do të ketë koperturën e Ramadanit me Baren në qendër, ndërsa Hysaj e Roshi do të veprojnë në krahë. Kallaku do të jetë fantazia për të vënë në lëvizje dyshen Uzuni-Broja.

FORMACIONI I MUNDSHËM
Portier: Strakosha
Mbrojtës: Ajeti, Gjimshiti, Veseli
Mesfushorë: Roshi, Ramadani, Bare, Hysaj, Kallaku
Sulmues: Broja, Uzuni



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *